Skuadrat e Premier Ligës angleze do të kenë mundësinë të realizojnë transferime lojtarësh për sezonin e ri para nisjes së merkatos normale të verës. Skuadra të tilla si Mançester Siti dhe Çelsi do të mund të përforcojnë ekipet e tyre përpara fillimit të turneut dhe më pas të marrin pjesë në Botëror.
Ky rregull është i vlefshëm për të gjitha ekipet e Premier Ligës, dhe do të qëndrojë në fuqi derisa merkatoja e zakonshme të fillojë më 16 qershor, duke u mbyllur në fund të muajit gusht.
Ky vendim vjen pas një udhëzimi nga FIFA, e cila ka lejuar ekipet që do të marrin pjesë në Botërorin e Klubeve të kryejnë blerje lojtarësh para fillimit të këtij eventi, njofton euronewsal.