Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Përditshmëria e Diasporës

“Nazmi Nuha – Gjysmë Shekulli Në Shërbim të Lirisë së Atdheut”

by administrator
09:18 24/06/25
in Përditshmëria e Diasporës
“Nazmi Nuha – Gjysmë Shekulli Në Shërbim të Lirisë së Atdheut”
0
SHARES
79
VIEWS
Share on Facebook

/ Nga: Prof. Dr. Nusret Pllana, Universiteti ‘‘Hasan Pristina’’, Prishtinë

Me rastin e promovimit të librit të veprimtarit të çështjes kombëtare Nazmi NUHA, të autorit: Flori Slatina

Pesëdhjetë vjet me ëndrrën për lirinë e atdheut

Recension për librin monografi,

Nazmi NUHA – veprimtar i çështjes kombëtare, të autorit: Flori Slatina

Hyrje

Patrioti dhe atdhetari i devotshëm i çështjes kombëtare, Nazmi Nuha, sot tetëdhjetë vjeçar, para pesëdhjetë vjetësh ishte ndër ata shqiptarë që kishte marrë rrugën e rëndë të kurbetit, për të mbajtur familjen, por edhe për të vënë një gurë në kalanë e madhe të lirisë së atdheut. Sot e konsideron Gjermaninë atdheut e dytë, sepse tre djemtë dhe vajzën i ka të rritur, të martuar kurse shtëpinë e ka plotë nipër e mbesa. Por, falënderimi i tij për Gjermaninë, nuk lidhet vetëm me faktin se i ka gjetur punë dhe i ka dhënë strehë atij, Nazmi Nuhës, por ajo Gjemani kishte ndihmuar në bombardimin e Serbisë fashiste kur po kryente gjenocid në Kosovë dhe kur po bënte pastrimin etnik të saj. Në të njëjtën kohë, kishte pranuar aq shumë të zhvendosur nga Kosova, sa asnjë falënderim i Nazmi Nuhës nuk është i mjaftueshëm, prandaj e konsideron Gjermaninë atdhe të dytë

Luftës për lirinë e atdheut i duhen të gjithë

Nazmi Nuha falënderon Gjermaninë për çdo gjë, sidomos për ditët e para të jetës së tij në kurbet, kur kishin nevojë për çdo gjë, duke filluar nga rrobat e trupit e deri te dhoma ku e bënin gjumin, por që aq shpesh mungonte edhe ushqimi. Kur kishin nevojë për një punë që paguhej mirë se duhej mbajtur familje në Kosovën e robëruar, e deri te mungesa e njohjes së gjuhës që vështirësonte shumë peshën e punëve që bënte. Kjo ishte barra e rëndë e kurbetit në vitet e para të jetës së tij si mërgimtar. Por me kalimin e kohës, pasi kishte krijuar kushte të përshtatshme, kishte arritur të merrte me vete edhe bashkëshorten dhe fëmijët, të cilët sot janë të martuar dhe kanë fëmijë. Pra, gjyshi Nazmi Nuha, kishte të gjitha mundësitë të bënte jetë të rehatshme familjare. Mirëpo, as ai as familja e tij, e as pjesa më e shëndetshme e shqiptarëve mërgimtarë, nuk e kishin harruar Kosovën.

Pushteti okupues sllav, sa më shumë kalonin vitet vinte duke shtuar peshën e rëndë të shtypjes, andaj robëria ishte bërë e padurueshme. Andaj, edhe Nazmi Nuha, si pjesa më e madhe e shqiptarëve, nuk kishte kursyer asgjë që të ishte në shërbim të luftës për lirinë e Kosovës. Nuk mjaftonin vetëm pjesëmarrja në demonstratat e shumta që organizonin klubet atdhetare shqiptare, veprimtarë të çështjes kombëtare, por duhej edhe pjesa e djersës së tyre, qoftë për të siguruar armët, qoftë për të siguruar bukën për luftëtarët e lirisë. Sepse, si pjesa më e madhe e shqiptarëve, edhe Nazmi Nuha e kishte të qartë se askush nuk ta falë lirinë, por po ashtu e dinin se liria nuk fitohej pa armë dhe pa bukë. Duhej edhe arma, edhe buka, edhe organizimi, por mbi të gjitha duhej dashuria e tyre ndaj atdheut.

Përvoja e jetës dhe përballja me torturat e UDB-së

Pushteti okupues bënte çdo gjë, vetëm t’i lodhte shqiptarët, t’i varfëronte në mënyrë që të shpërnguleshin nga vendi i tyre, qoftë edhe duke ikur nëpër vende të ndryshme të Evropës, si Nazmi Nuha në Gjermani, për të siguruar kafshatën e bukës për familjen e tij të madhe në Jezerc. Andaj, organet e ndjekjes të këtij pushteti okupues të ish-Jugosllavisë, ishin kujdesur që edhe ta marrin në organet e hetuesisë, jo vetëm për ta torturuar por edhe për ti treguar se duhej sa më parë të ikte nga vendi. Kjo ishte pjesa e jetës së rinisë së tij, deri kur ishte vendosur në Gjermani, në qytetin e Dyseldorfit, ku jeton edhe sot me tërë familjen e tij, me djemtë dhe vajzën, me nipër e me mbesa.

Por, edhe pse larg atdheut, shqiptarët nuk e kishin harruar peshën e rëndë të robërisë. Andaj ishin organizuar në Lëvizjen Popullore të Kosovës, andaj ishin kudo ku duhej të demonstronin për ta njoftuar opinionin botëror se shqiptarët ishin të okupuar, se Kosova ishte pjesë e Shqipërisë etnike, andaj duhej lufta për lirinë e saj. Në ato demonstrata ishte edhe Nazmi Nuha, pa marrë parasysh moshën e tij, pa marrë parasysh që kishte pesëdhjetë vjet që jetonte në kurbet, por mbi të gjitha, ai e dinte se jo vetëm Jezerci i tij, por e tërë Kosova ishte e pushtuar.

Nuk i mjaftonin Nazmi Nuhës vetëm pjesëmarrja në demonstratat, kudo që organizoheshin nëpër qytetet e Gjermanisë, por ai ishte kujdesur të bënte edhe një veprimtari të ngjeshur në Fondin ‘‘Vendlindja thërret’’, që ishte, siç thuhej i vetmi burim i mundësive për të siguruar të ardhura për armët, për veshmbathjen, për bukën, për shërimin e plagëve të luftëtarëve, për strehimin e të ndjekurve nga të gjitha zonat e luftës. Nuk e bënte këtë punë, vetëm pse vëllain e tij, Ganiun e kishte pjesë të luftës për liri, por e bënte, sepse Lufta e Ushtrisë Çlirimtare kishte nevojë edhe për ndihmën e tij, edhe për angazhimin e tij, edhe për djersën e tij, të cilën nuk e kishte kursyer asnjëherë. Gani Nuha, njëri nga ushtarët e të lavdishmes Ushtri Çlirimtare të Kosovës, vëlla i Nazmi Nuhës, që po plakej në kurbet, dhe i cili nuk kursente asgjë për ta ndihmuar luftën për liri, e dinte se Fondi ‘‘Vendlindja thërret’’, ku ishte i angazhuar edhe i vëllai, bënte përpjekje mbinjerëzore për të siguruar mjete që i duheshin luftës.

Pra, në mbështetje të luftës për liri, vëllai i Nazmi Nuhës, luftëtari emblematik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gani Nuha ( shoku i Komandant Bekim Shytit), nuk kurseu asgjë, por u vu në shërbim të plotë të saj, deri në shporrjen dhe kapitullimin e Serbisë fashiste nga atdheu ynë i dashur – Kosova dardane, për të cilën u flijuan edhe bashkëluftëtarët e Ganiut, dëshmorët e kombit: Ilir Konushefci e Dr.Hazir Mala, ndërkaq në ato beteja të pabarabarta me armikun mbeti invalid i përjetshëm, luftëtari i lirisë Tomor Gashi.

Prandaj, edhe kur kishte pasur punë me organet e ndjekjes së ish-Jugosllavisë, me organet e UDB-së, edhe kur bëhej pjesë e veprimtarive të Lëvizjes Popullore të Kosovës, në mërgim, edhe kur merrte pjesë në të gjitha demonstratat, ai e kishte në mendje dhe në zemër lirinë e Kosovës, e cila nuk vinte pa luftë, kurse lufta nuk bëhej pa armë e pa bukë, liria nuk vinte pa gatishmërinë e luftëtarëve të saj që të jepnin jetën për atdheun. Nazmi Nuha, aq sa ia lejonte mosha, aq sa kishte fuqi, nuk kishte kursyer asgjë për të vënë në shërbim të lirisë çdo gjë të tij, sepse ishte i vetëdijshëm, se lirinë nuk ia falte askush Kosovës, por duhej edhe mbështetja e të gjithëve, sekush me çka kishte mundësi dhe sekush me çka mund të bëhej pjesë e luftës për liri.

Përfundim

Jeta e njeriut, të shumtën e herëve, deshi apo nuk deshi njeriu, me rrethanat e jetës së atdheut, me mënyrën e jetës që bëhet në tërësinë e tij, me përpjekjet që bëhen për të hapur rrugë të reja në shërbim të atdheut, ka sfida të panumërta.

Mirëpo atdheu i Nazmi Nuhës, Kosova, ishte e okupuar. Po e bënte një shekull nën robërinë sllave, ku çdo gjë shqiptare ndiqej dhe dënohej, ku pushtuesin e pengonin deri edhe emrat e fëmijëve, ku organet e ndjekjes ishin në gjendje të kurdisnin lloj-lloj intrigash, vetëm për ta dënuar njeriun, në mënyrë që një ditë, të ikte nga vendi i tij. Nëse nuk largohej nga vendi e priste burgu dhe dënimet e rënda, me pasoja edhe për jetën e të rinjve shqiptarë. Janë të shumtë ata shqiptarë, të rinjë e të moshuar, që as sot e kësaj dite nuk u dihen varret, të cilët i kishte zhdukur pushtuesi serb.

Prandaj, veprimtaria e Nazmi Nuhës, qoftë në Lëvizjen Popullore të Kosovës, qoftë me pjesëmarrjen e tij në demonstratat e shumta kudo nëpër Evropën e viteve të nëntëdhjeta, qoftë me ndihmat e pakursyera në shërbim të luftës për liri, janë vlerë me përmasë kombëtare, jo vetëm për të si individ, por edhe për familjen e tij.

Prishtinë, janar, 2025

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh