Mishetiq: Kemi marrë autorizim për dy dëshmitarë, presim edhe për një

0
SHARES
2
VIEWS

(E plotësuar) Avokati Luka Mishetiq i cili përfaqëson Hashim Thaçin në Gjykatën Speciale në Hagë ka thënë se kanë marrë autorizim për dy dëshmitarë.

Ai ka shtuar se janë në pritje të marrjes së autorizimit edhe për një dëshmitarë tjetër. Mishetiq tha se presin që të nxjerrin deklaratat e tyre për palët nesër ose gjatë kësaj jave në sallën e gjyqit.

“Kemi parashtruar një mocion i cili nuk është vendosur akoma lidhur me një dëshmitar, pra nëse ai pranon ose jo dhe kjo hyn tek planifikimi. Mandej kemi një dëshmitar të dytë për të cilin diskutuam dje. Do të ju njoftojmë për të gjithë dëshmitarët që mbeten, të cilët ne synojmë t’i përfundojmë brenda planit të paraparë”, tha ai.

Rodney Dixon, avokati që përfaqëson Kadri Veselin tha që vlerësimet e tyre lidhur me pyetjet që kanë planifikuar për dëshmitarët që do të thirren nga Thaçi, mbeten të njëjta. Ndërsa, nëse kanë njoftim për dëshmitarë të tjerë, atëherë vlerësimet mund të ndryshojnë.

Ndërsa, mbrojtja e Jakup Krasniqit për dëshmitarët e vet tha se janë duke bërë rivlerësime.

Kurse kryetari i turpit gjykues, Charles Smith III tha se palët duhet të përpiqen që të jenë më efikas në mënyrë që të arrihet mbrojtja të mbyllet më 14 nëntor, sipas planifikimit.

Covey po vazhdon dëshminë në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

(E plotësuar) Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot po vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në seancën e sotme, dëshminë po e vazhdon dëshmitari amerikan Jock Covey, i cili gjatë viteve 1999-2001 ka shërbyer si zëvendës i përfaqësuesit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner.

 

Vazhdon dëshmia e Covey-t në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Hagë vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në seancën e sotme, dëshminë e vazhdon dëshmitari amerikan Jock Covey, i cili gjatë viteve 1999-2001 ka shërbyer si zëvendës i përfaqësuesit të posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner.

Të martën dëshmitari u pyet nga mbrojtja e Hashim Thaçit, e përfaqësuar nga avokati Luka Mishetiq. Pasi përfundoi pyetjet mbrojtja e Thaçit, tri ekipet tjera mbrojtëse njoftuan se nuk kanë pyetje për këtë dëshmitar.

Gjatë dëshmisë, Covey theksoi se UÇK-ja ishte më shumë një lëvizje sesa një ushtri e mirëorganizuar, ku komandantët në terren kishin autonomi të gjerë dhe vepronin në bazë të vendimeve të tyre lokale.

“Ata mendonin që mund të bënin atë që vendosnin të bënin në zonën e tyre. Kjo ishte mënyra se si e kemi kuptuar ne”, deklaroi Covey.

I pyetur për rolin e Hashim Thaçit, Covey tha se UNMIK nuk e ka trajtuar kurrë atë si komandant të UÇK-së dhe se ai nuk jepte urdhra.

Gjatë seancës u shfaq edhe një dokument i nënshkruar nga Thaçi si “komandant i përgjithshëm i UÇK-së”, dërguar Kouchnerit në kuadër të marrëveshjes së çarmatosjes së UÇK-së, përmes së cilës kërkohej leje që disa pjesëtarë të UÇK-së të mbanin armë brezi.

Sidoqoftë, Covey sqaroi se ky gjest u interpretua si përpjekje për të shërbyer një interesi tjetër dhe jo si shenjë e ndonjë autoriteti ushtarak real. Ai shtoi se për këtë kërkesë nuk ka pasur përgjigje nga UNMIK-u, pasi çështja binte nën kompetencën e KFOR-it.

Covey foli gjithashtu për përpjekjet për integrimin e ish-luftëtarëve të UÇK-së në Policinë e Kosovës, si dhe për sfidat në bindjen e elementëve më radikalë brenda UÇK-së që të angazhoheshin në strukturat e reja të sigurisë. Ai tha se nuk ka pasur një pasqyrë të qartë të strukturës komanduese të UÇK-së, dhe se në terren ekzistonte një larmi komandantësh me lidhje të ndryshme dhe të paqarta hierarkike.

Dëshmitari përshkroi marrëdhënien e Thaçit me komandantët e zonave si të ndërlikuar dhe me rezerva reciproke. Ai tha se gjatë një takimi në shtator të vitit 1999, ku Bernard Kouchner kishte shkuar për të bindur komandantët për demilitarizim, Thaçi nuk kishte folur fare dhe se nuk kishte respekt të dukshëm ndaj tij nga komandantët lokalë.

Sipas avokatit të Thaçit, Luka Mishetiq, dëshmia e Covey-it konfirmon se Thaçi nuk kishte autoritet real mbi UÇK-në dhe nuk ishte në pozitë për të organizuar apo ndalur ndonjë akt dhune gjatë verës së vitit 1999, transmeton rtk.