Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Miratohet teksti për nivelin e tretë të gjuhës shqipe në diasporë

by administrator
11:46 19/03/25
in Aktualiteti
Miratohet teksti për nivelin e tretë të gjuhës shqipe në diasporë
0
SHARES
8
VIEWS
Share on Facebook

Ministrja e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci, kanë nënshkruar urdhrin për miratimin e nivelit III të tekstit mësimor për diasporën “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, i cili synon të përfshijë grupmoshat e klasave 7-9. Ky hap vijon punën e nisur me miratimin e dy niveleve të para të këtij teksti për grupmoshat e klasave 1-3 dhe 4-6.

“Sapo kemi miratuar një vendim të përbashkët për nivelin III të tekstit plotësues për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare. Këto tekste janë baza për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare për fëmijët në diasporë. Pasi kemi përfunduar dhe tashmë janë në duart e nxënësve tekstet plotësuese Niveli I dhe Niveli II, vjen edhe Niveli III për klasat 6 deri në të 9-ën, duke përmbyllur kështu ciklin e arsimit fillor me abetaren dhe më tej dhe të arsimit të mesëm të ulët, pra deri në klasën e 9-të. Për ne ky është një tjetër hap drejt mësimit të standardizuar të gjuhës shqipe. Tekstet janë edhe në formë të digjitalizuar në faqet respektive të ministrive tona, të Qendrës së Botimeve të Diasporës dhe gjithashtu të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Kosovës”, tha Ministrja Manastirliu.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Arbërie Nagavci e cilësoi bashkëpunimin mes dy ministrive vitet e fundit të jashtëzakonshëm.

“Gjatë këtyre katër viteve të fundit, bashkëpunimi në fushën e arsimit me Ministrinë e Arsimit dhe të Sportit, këtu me ministren Manastirliu, ka qenë i jashtëzakonshëm dhe tashmë kemi shumë rezultate në këtë drejtim, pasi finalizimi i abetares së përbashkët, tekst me të cilin mësojnë të gjithë vogëlushët tanë në Kosovë, Shqipëri dhe disa komuna të Maqedonisë së Veriut dhe tashmë edhe fëmijët atje në mërgatë, tashmë finalizuam edhe tekstin e III “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, tekste me të cilat do të mësojnë të gjithë fëmijët tanë në mërgatë, duke kompletuar kështu të gjitha nivelet e kurrikulës për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare”, tha Nagavci.

Një tjetër ngjarje është Olimpiada e Përbashkët e Gjuhës Shqipe, e cila përfshin nxënësit e klasave të nënta të Shqipërisë dhe Kosovës.

“Një tjetër lajm i mirë është që ne së bashku me Ministren e Kosovës, Arbërie Nagavci, gjithashtu me ekipin e saj dhe të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, kemi marrë një vendim përpara pak kohësh për të bërë për herë të parë Olimpiadën e përbashkët të gjuhës shqipe Shqipëri-Kosovë. Tashmë kemi filluar me garat në shkolla dhe sigurisht, më datë 10 prill do të jetë edhe dita e madhe ku do të kemi një festival të gjuhës shqipe, ku nxënës të Kosovës dhe Shqipërisë do të tregojnë njohuritë e tyre për gjuhën, dijet e tyre për gjuhën dhe kulturën shqiptare”, bëri të ditur Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njofton rtsh.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh