Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Miqësia shqiptaro-zvicerane edhe vranësirat nuk i duron në qiell – ajo do vetëm diellin

by administrator
21:01 21/05/25
in Aktualiteti
Miqësia shqiptaro-zvicerane edhe vranësirat nuk i duron në qiell – ajo do vetëm diellin
0
SHARES
46
VIEWS
Share on Facebook

/ Nga: Dashnim HEBIBI, Bernë /

Një ditë historike për shtetin e Kosovës dhe një faqe e re në historinë e miqësisë së thellë me Zvicrën – Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentes së Konfederatës së Zvicrës, znj. Karin Keller-Sutter, ndodhet në vizitën e parë shtetërore të një Presidenti të Kosovës në këtë shtet mik.

Në Rezidencën Zyrtare të Këshillit Federal u bë pritja madhështore me nderime të larta shtetërore.

Ku Presidentja Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu, u mirëprit me ngrohtësi nga Presidentja zvicerane Keller-Sutter dhe bashkëshorti i saj, Morten Keller.

Në sheshin qendror të Bernës, Bundesplatz, para një numri të madh të mërgimtarëve, shumë prej tyre të veshur me petka kombëtare dhe me flamuj të Kosovës, të Zvicrës dhe të Dardanisë në duar, ku nuk munguan edhe fëmijë të vegjël mërgimtarë, u mbajt ceremonia shtetërore e mirëseardhjes me nderime ushtarake.

Edhe pse fillimisht kishte rënë shi, në momentin që mbërriti Presidentja Osmani, qielli u hap – sikur edhe natyra vetë e ndjeu gëzimin dhe rëndësinë e këtij momenti. Bashkatdhetarët, të palëkundur, qëndruan aty, të mbushur me emocion e krenari. Edhe publicisti nga Dukagjini e që jeton në Zvicër, Qazim Zejnaj ishte me shumë emocione dhe kishte ardhur enkas për të përcjellur këtë vizitë historike dhe kujtoi ditët e rënda të Kosovës e tash e gjithmonë do ta ruajmë miqësinë me Zvicrën mike sepse na ka hapur dyert kur është dasht dhe ne do ta kemi në zemër, na tha ndër të tjera për medien tonë.

Në mesin e shumë të pranishmëve, aty pranë Parlamentit u takua edhe Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Shkëlqesia e Tij z. Rexhep Demiri, i cili i shoqëruar nga disa miq, shprehu se ka ardhur për të nderuar bashkëkombësit e tij. Ai theksoi marrëdhëniet shumë të mira mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës dhe theksoi se të dy shtetet do të ecin bashkë drejt integrimit evropian.

Në Parlamentin e Zvicrës, Presidentja Osmani mbajti një fjalim të posaçëm dhe mbresëlënës para përfaqësuesve të institucioneve federale, ku foli për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe vlerat që bashkojnë Kosovën dhe Zvicrën: lirinë, demokracinë dhe solidaritetin. Ajo vlerësoi lart kontributin e sportistëve shqiptarë, veçanërisht në futboll, si dhe kontributin e çmuar të mërgatës sonë ndër breza për zhvillimin e të dy vendeve.

Në konferencën për media që u mbajt në orët e pasdites, Presidentja Keller-Sutter theksoi rolin dhe integrimin e mrekullueshëm të shqiptarëve në shoqërinë zvicerane dhe vlerësoi miqësinë e sinqertë me shtetin e Kosovës. Presidentja Osmani, nga ana e saj, me qartësi dhe forcë foli për situatën aktuale në Kosovë, për Luginën e Preshevës, për dhunimet seksuale gjatë luftës nga regjimi i Millosheviqit – duke i dënuar me zë të lartë dhe duke thënë se nuk do të dëshironte kurrë të dëgjonte që këto krime të ndodhin në ndonjë shtet tjetër.

Për më shumë sigurisht se jeni të informuar edhe nga mediat zvicerane që kanë dhënë drejpërdrejt, por edhe nga disa video dhe foto që i kemi postuar enkas në FB për lexuesit tanë.

Delegacioni kosovar përfshinte figura të rëndësishme, por ishte edhe Ambasadori i Kosovës në Bernë, Shkëlqesia e Tij Mentor Latifi, si dhe Gjenis Haxhimehmeti, sekretar i ambasadës. Gjeneral brigade Dr. Sefer Isufi, këshilltar ushtarak i Presidentes, gjithashtu u shpreh tejet i lumtur për pritjen dinjitoze nga shteti zviceran.

Në mesin e qytetarëve që ishin të pranishëm në këtë ditë të veçantë ishte edhe Nderim Ibrahimi nga komuna e Dardanës, i cili me emocione për sam24.info tha:

“Sot kujtoj prindërit e mi që protestonin kundër regjimit të Serbisë, dhe pse të mos festoj sot fitoren tonë të madhe – miqësinë e përhershme me Zvicrën.”

Një moment që do të mbetet në kujtesën kolektive ishte pamja prekëse e një punëtori shqiptar, i veshur me rrobat e punës, që e kishte ndalur punën për një çast vetëm që të fotografonte këtë ngjarje të paharrueshme.

Oborri i Parlamentit ishte i mbushur me ushtarë zviceranë, ku për herë të parë flamuri i Kosovës valonte kaq krenar në zemër të Zvicrës – në shtetin ku jetojnë afër 400 mijë shqiptarë.

Programi i vizitës vazhdon në St. Gallen dhe Gjenevë

Në vazhdim të vizitës shtetërore, Presidentja Vjosa Osmani nesër më 22 maj do të vizitojnë qytetin e St. Gallen, ku do të ndalen në qendrën inovative SQUARE të Universitetit të njohur të St. Gallen. Kjo vizitë është pjesë e përkushtimit të përbashkët për bashkëpunim akademik, shkencor dhe ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Ndërkohë, në Gjenevë në mbrëmje aty rreth orës 18.30, Presidentja Osmani do të marrë pjesë në një ngjarje të rëndësishme për trashëgiminë politike të Martti Ahtisaarit, të organizuar nga Fondacioni i Paqes Martti Ahtisaari.

Edhe lulet ishin me ngjyrat e shtetit të Kosovës

Misioni i Përhershëm i Finlandës në Gjenevë, organizata ndërkombëtare Interpeace dhe Geneva Graduate Institute dhe me një takim me mërgatën tonë. Kjo ngjarje do të jetë një reflektim i thellë mbi kontributin e Ahtisaarit për paqen në Kosovë dhe më gjerë.

Presidentja do të mbajë një fjalim për rolin e Kosovës si ndërtuese e paqes dhe model për barazi e drejtësi, dhe po ashtu do të zhvillojë një takim të veçantë me mërgatën shqiptare në Gjenevë, për të ndarë me ta momentet e krenarisë dhe sfidat e përbashkëta drejt një të ardhmeje më të ndritur.

Kosova dhe Zvicra – dy shtete, një miqësi që s’ka çmim

Kjo vizitë është më shumë se protokoll:

është shenjë respekti, mirënjohjeje dhe përkushtimi të ndërsjellë. Është dëshmi se edhe kur bie shi – populli që do diellin, e gjen dritën në zemrat e njëri-tjetrit.

Sepse miqësia shqiptaro-zvicerane është e bardhë si bora në Alpe dhe e thellë si kujtimet e gjeneratave që bashkë ndërtuan ura dhe e shtruan rrugën për liri.

Nesër, më 22 maj, do të jemi në Gjenevë ku do të përcjellim nga afër pjesëmarrjen e Presidentes Osmani.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh