/ Nga Dahest LUMA/
Dietikon, 24 Mars 2025
Në përvjetorin e 26-të të fillimit të bombardimeve të NATO-s kundër regjimit serb, mërgata shqiptare shënoi një tjetër moment historik me hapjen e qendrës mediale SAM24.info. Kjo platformë e re do të shërbejë si një urë lidhëse mes shqiptarëve anembanë botës, duke ofruar informacione përmes portalit online, podcast-it dhe një reviste mujore.
Me këtë rast, në redaksinë e SAM24.info u organizua një koktej solemn, ku morën pjesë diplomatë, personalitete të njohura të komunitetit shqiptar në diasporë, figura të kulturës, biznesit, sportit dhe medias.
Të pranishëm ishin:
- Shkëlqesia e tij, Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, z. Rexhep Demiri
- Shefi i misionit konsullor të Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha
- Sekretari i parë i Ambasadës së Shqipërisë në Zvicër, z. Valon Gashi
- Profesor Dr. Fadil Çitaku
- Profesor Dr. Xhavit Lipaj
- Profesor Dr. Rexhep Gashi
Profesor Dr.Ylber Qusaj
Prof.dr.Labinot Demaj, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Shëndetësisë në Cyrih
Prof.dr. Gentiana Imeri
Fjollalba Markaj
Familja e z.Petrit Markaj,
Artistja e merituar, zonja Nexhibe Imeri
- Shefqet Cakolli, drejtues i SHKA “Dardania” me bashkëshorte
- Zeqir Gashi, drejtues i Ansamblit “Trojet”
- Prof. Adem Kicaj, president i Shkollës së Aktrimit IFTP në Cyrih, Artisti Mentor Mushkolaj, Qazim Zejnaj me djalin e tij Dukagjinin, Saranda Ademi me bashkëshortin, Naser Ulaj, kryetar i LAPSH-it për Cyrih, Përparim Sabriu, miku ynë nga Struga, kryetar i LAPSH-it për Bylah, Rafet Ademi, kryetar i Shoqatës Frictal dhe themelues i shumë shoqatave, legjenda e futbollit, Milaim Rama, Florim Useini, kryetar nderi i Rrjetit të Bizneseve në Zvicrën Qendrore, Visar Robelli, kryetar i Rrjetit të Bizneseve në Zvicrën Qendrore, Meti Krasniqi, kryetar i Rrjetit të Miqësisë, Bekim Imeri, veprimtar,
Bajram Mulaj, veprimtar, Agron Hoti, Sami Pacolli, Burhan Morina, veprimtarë të njohur, zonja Hava Kurti Krasniqi nga Radio Oksigjeni, Astrit Mazrekun dhe Avdyli atdhetarë, Bashkim Shala komandant Boksieri, Anton Nikolla, Rexhep Berisha, Besim Ramadani, Berat Thaçi, editor i Shtëpisë Botuese “Libri Im” në Pejë, si dhe hartues i portalit dhe revistës mujore, i cili kishte ardhur enkas nga Peja,
z.Arben Ferri që kishte ardhur enkas nga Kosova, afarist, drejtor i Finser Kosova dhe miku i editorit, Petrit Markaj, ish i burgosuri politik, ish konsull i Kosovës në Cyrih, diplomat në karrierë, doktor-kirurg me profesion, Dr. Sali Sefa, Përparim Avdyli, kryetar i FDP/PLR, Hilmi Gashi, kryetar i Parlamentit në Muri-Gümligen të Kantonit të Bernit, Osman Osmani, veprimtar i njohur, Hamzë Morina mësues i njohur si dhe ish kryetar i LAPSH-it për Zvicër dhe shumë të tjerë.
Mbi 70 personalitete e nderuan këtë nismë mediale. Fjalën e mori, Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Bernë, Shkëlqesia e Tij, z.Rexhep Demiri. Pastaj edhe editori Petrit Markaj, falënderoi të gjithë të pranishmit. Edhe z.Asdren Rrahmani i njoftoi me projektin e platformës mediale edhe me Podcast.
Edhe z.Dashnim Hebibi e prezentoi programin e platformës mediale SAM24.info, që do të jetë drejtues i saj. Me dy këngë të bukura u paraqit edhe këngëtari i njohur Valon Islamaj që jeton e vepron në Zvicër që shtoi emocionet tek masa. Stafi i SAM24.info i nderoi të gjithë të dëshmorët me një minut heshtje.
Ishte një eveniment që do të kujtohet, sepse ishte shumë modest. Më pastaj u shtrua kokteji ku patën mundësi të bashkëbisedojnë dhe të marin edhe foto kujtimi të pranishmit.
Në fjalimet përshëndetëse u theksua edhe rëndësia e një platforme të tillë për promovimin e identitetit, kulturës dhe çështjeve të diasporës shqiptare.
Qendra mediale SAM24.info synon të krijojë një hapësirë të hapur për diskutime, analiza dhe informim të saktë, duke i dhënë zë mërgatës shqiptare në Evropë dhe më gjerë. Një mbështetje të veçantë kësaj iniciative i ka dhënë edhe Helveticalforum, duke premtuar bashkëpunim të ngushtë për zhvillimin e kësaj qendre.
Me këtë nisje të re, diaspora shqiptare fiton një platformë të rëndësishme për informim dhe lidhje të ndërsjellta mes bashkatdhetarëve.
Për më shumë informata, vizitoni: www.SAM24.info
( Foto nga Daut Luboja, mjeshtër i madh)