Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Përditshmëria e Diasporës

Me Organizim të Xhamisë së Bardhë në Aarburg u Mbajt Ligjëratë nga PhD. Miran Sadiku

by administrator
15:07 30/11/24
in Përditshmëria e Diasporës
Me Organizim të Xhamisë së Bardhë në Aarburg u Mbajt Ligjëratë nga PhD. Miran Sadiku
0
SHARES
69
VIEWS
Share on Facebook

Festat e nëntorit, Dita e Flamurit, 112 vjetori i pavarësisë së Shqipërisë, datëlindja e legjendarit Adem Jashari nëpër gjithë diasporën tonë po kremtohet në forma të ndryshme. Edhe xhamitë shqiptare në këtë rast në Zvicër, kanë organizuar manifestime të ndryshme dhe po dje në xhamitë shqiptare në tërë Zvicrën në ligjëratën e Xhumasë, të gjithë teologët sipas burimeve tona të helveticALforum.ch që kemi siguruar, kanë folur për 28 Nëntorit, festën më të madhe të kombit, duke u lutur që të jemi më unik mes veti dhe të punojmë sa më shumë për të mirën e kombit dhe të rinjtë tanë, ta kenë më të lehtë të ardhmen dhe duke kujtuar edhe dëshmorët e kombit.

Po dje, konkretisht në xhaminë e Regensdorfit, Imami i kësaj xhamie z. Ferid Ef. Zeqiri ju drejtua jo më pak se një mijë bashkatdhetarëve sa ishin duke pritur të falen në xhami, për të mirën e kombit tonë, paqe dhe për të gjitha të mirat e kësaj bote e duke kujtuar e u lutur edhe për shpirtat e dëshmorëve të bëjnë dritë në përjetësi. Po dje, në xhaminë e Bardhë në Aarburg përveç se kishte festë më 28 nëntor, imami i kësaj xhamie, kryesia dhe anëtarët, janë duke u organizuar edhe me dijetarë të fushave të ndryshme që të mbajnë ligjërata me tema të dobishme për të gjithë. Ashtu siç na njoftoi imami i Xhamisë, z. Nehat V.Ismaili, dje u zhvillua edhe një diskutim me të rinjtë me një temë shumë të mire: “Sjelljet devijuese në moshën e rinisë”.

Në këtë ligjëratë ishte Dr. Miran Sadiku, sociolog me doktoraturë nga Universiteti i Linzit, Austri, mbajti një ligjëratë mbrëmë mbi sjelljet devijuese në moshën e rinisë. Ai shtjelloi në mënyrë të detajuar këtë fenomen kompleks dhe shqetësues, duke nënvizuar disa nga faktorët kryesorë që mund të ndikojnë në sjelljet devijuese, sidomos gjatë periudhës së adoleshencës.

Ndër të tjera, ai theksoi se ndikimet sociale, si marrëdhëniet me shoqërinë, familjen dhe komunitetin e gjerë, janë faktorë kritikë në zhvillimin e sjelljeve devijuese tek adoleshentët. Sipas tij, marrëdhëniet e dobëta me familjen apo shoqërinë mund të çojnë në shfaqjen e këtyre sjelljeve.

Gjithashtu, kërkimi për identitet, faktorët ekonomikë dhe mungesa e mundësive ekonomike mund të ndikojnë në sjelljet devijuese, pasi të rinjtë mund të kërkojnë mënyra të papërshtatshme për të përmbushur nevojat e tyre ekonomike.

Në vijim të diskutimit, me ndërhyrjet dhe sugjerimet e tij, psikologu i shquar në Zvicër, Dr. Ibrahim Sejdini, diskutoi për faktorët psikologjikë që mund të ndikojnë në sjelljet devijuese tek të rinjtë. Ai theksoi se prindërit duhet të jenë të kujdesshëm në ndërveprimin me fëmijët e tyre dhe të përdorin dialog konstruktiv për t’i ndihmuar ata në eliminimin e këtyre shqetësimeve.

Në fillim të ligjërimit, imami i xhamisë, Nehat Ismaili, diskutoi rëndësinë e kësaj teme. Ai theksoi se tema e sjelljeve devijuese në moshën e rinisë është jashtëzakonisht e rëndësishme për prindërit, pasi ka ndikim të drejtpërdrejtë në edukimin dhe mirëqenien e fëmijëve të tyre.

Duke kuptuar arsyet dhe shkaqet e sjelljeve devijuese, prindërit janë në gjendje të krijojnë strategji të efektshme për parandalimin dhe adresimin e këtyre sjelljeve, duke siguruar një mjedis të shëndetshëm dhe mbështetës për zhvillimin e fëmijëve të tyre.

Në emër të kryesisë së Xhamisë së Bardhë, shprehim mirënjohje të thellë për Dr. Miran Sadikun (sociolog) dhe Dr. Ibrahim Sejdinin (psikolog) për trajtimin e kësaj teme të rëndësishme për të rinjtë“. Imami i kësaj xhamie, z. Nehat V.Ismaili, njihet për organizime të tilla dhe gëzon autoritet me plot kuptimin e fjalës jo vetëm në Zvicër. Ai na premtoi, se së shpejti do të ketë edhe ligjërata të tjera, sepse ne i kemi kushtet dhe u jemi mirënjohës kryesisë së xhamisë, anëtarëve, donatorëve e padyshim edhe shtetit mik të kombit tonë siç është Zvicra. Zoti e bekoftë popullin tonë, popullin zviceran, të gjithë miqtë tanë dhe paqe gjtihandej.

helveticALforum.ch

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh