Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Me Krenari e Dashuri: Kur Kultura Shqiptare Rilind në St. Gallen

by administrator
14:13 30/06/25
in Aktualiteti, Mosha e Tretë
Me Krenari e Dashuri: Kur Kultura Shqiptare Rilind në St. Gallen
0
SHARES
14
VIEWS
Share on Facebook

Intervistë Ekskluzive me Z. Nagip Memedi, President i SH.K.A “Iliria” në St. Gallen

« Ne po përballemi gradualisht me sfidën e asimilimit, dhe për ta ndalur këtë proces, është thelbësore që qeveritë tona të kontribuojnë më shumë në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar jashtë kufijve. I bëj një apel të sinqertë institucioneve përkatëse në Kosovë dhe Shqipëri që të jenë më të vëmendshme ndaj aktiviteteve kulturore që zhvillohen në diasporë – sepse vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mund të garantojmë që brezat e rinj të rriten me ndjenjën e përkatësisë dhe krenarisë kombëtare », na tha ndër të tjera z.Memedi.

Intervistoi: Dashnim HEBIBI, St.Gallen

Z. Nagip Memedi është një nga figurat e njohura dhe aktive të diasporës shqiptare në Zvicër. I njohur si një veprimtar i palodhur, artdashës dhe bamirës, ai vepron qetë, por me ndikim të thellë. Pa shumë fjalë, por me shumë vepra, ai mbështet ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe traditave shqiptare, duke qenë i pranishëm si në Zvicër, ashtu edhe në Shqipëri, edhe pse rrënjët i ka në Gostivar të Maqedonisë së Veriut. Sipas tij: “Me Shqipëri nuk ka!”

Sot, në një moment të veçantë për kulturën shqiptare në mërgatë, Z. Memeti flet për rikthimin historik të SH.K.A “ILIRIA” – St. Gallen, pas 12 vitesh pauzë.

Fillimisht, z. Memeti, ju urojmë për rikthimin e Shoqatës Kulturore Artistike “ILIRIA”. Si lindi ideja për ta riaktivizuar këtë shoqatë pas kaq vitesh?

Ju faleminderit shumë që po na jepni hapësirë dhe përkrahje. Ju jemi mirënjohës. Pas shumë kërkesave nga prindërit dhe vetë fëmijët që tashmë janë rritur, si dhe pas konsultimeve me ish-anëtarët e shoqatës, vendosëm të analizojmë mundësinë e rikthimit. Duke vlerësuar gjithashtu kushtet më të favorshme që janë krijuar sot, morëm vendimin për të riaktivizuar Shoqatën Kulturore Artistike “ILIRIA”.

SH.K.A “ILIRIA” kishte ndalur aktivitetin që nga viti 2014. Çfarë ndodhi atëherë dhe çfarë ju shtyu ta ringjallni pikërisht tani?

Që nga themelimi e deri në vitin 2014, Shoqata Kulturore Artistike ‘ILIRIA’ përballej me sfida të ndryshme, ndër to mungesa e një koreografi të përhershëm ishte ndër më të mëdhatë. Shpeshherë na duhej ta ftonim nga Aarau të ndjerin Agron Bajrami, i cili me përkushtim vinte për të mbajtur ushtrimet. Përveç kësaj, edhe përvoja jonë si udhëheqës të një shoqate kulturore ishte ende në fillimet e saj. Të gjitha këto vështirësi ndikuan që aktiviteti të pezullohej. Sot, me përkushtim më të madh, përvojë më të konsoliduar dhe kushte më të favorshme, ndjemë se është koha e duhur për ta ringjallur ‘ILIRIA-n’ dhe për t’i dhënë asaj frymën që e meriton.

Gjatë periudhës së mëparshme, “ILIRIA” ka pasur shumë projekte kulturore të suksesshme. A ka ndonjë moment të veçantë që ju e mbani mend me krenari?

Në atë periudhë, ne ishim ende në fazën e konsolidimit dhe formësimit të brendshëm si shoqatë. Megjithëse nuk kishim një strukturë të plotë për të realizuar projekte të mëdha me ndikim të gjerë, çdo aktivitet që realizonim kishte vlerën dhe rëndësinë e vet. Ishin ato momentet e para, përplot entuziazëm dhe përkushtim, që sot i kujtojmë me krenari si themelet mbi të cilat po ndërtojmë një të ardhme më të fortë për “ILIRIA-n”.

« Nga themelimi e deri në vitin 2014, Shoqata Kulturore Artistike ‘ILIRIA’ numëronte rreth 42 anëtarë »

Sa anëtarë ka pasur shoqata në vitet e saj aktive dhe sa janë aktualisht të regjistruar që nga rifillimi?

Nga themelimi e deri në vitin 2014, Shoqata Kulturore Artistike ‘ILIRIA’ numëronte rreth 42 anëtarë, ku pjesa më e madhe ishin të rritur. Asokohe, na mungonte struktura e fëmijëve dhe të rinjve, që është një komponent kyç për ta bërë një shoqatë të plotë dhe të gjallë në kuptimin e vërtetë të fjalës. Sot, me rifillimin e aktivitetit, jemi të përkushtuar të krijojmë një bazë më të gjerë dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë brezin e ri si shtyllë të rëndësishme të zhvillimit tonë.

A jeni të kënaqur me interesimin e komunitetit për t’u bashkuar dhe kontribuar në këtë fazë të re të “ILIRIA”?

Tani situata është ndryshe nga ajo e mëparshmja. Që në momentin kur shpallëm në rrjetet sociale rikthimin e Shoqatës Kulturore Artistike ‘ILIRIA’, morëm menjëherë mesazhe dhe telefonata nga anëtarë të komunitetit që shprehën dëshirën për t’u bashkuar dhe për të kontribuar. Ky reagim pozitiv na ka dhënë motivim dhe besim se kjo fazë e re do të jetë shumë më e fuqishme dhe më e qëndrueshme.

Po vjen projekti i madh. Nga e majta, z.Cakolli, President i SH.K. A. “Dardania”

Kush është baza juaj kryesore e mbështetjes – nga komuniteti, institucionet shqiptare apo nga diaspora më e gjerë?

Me gjithë zemër e falënderoj fillimisht bashkëshorten time, znj. Emine Memedi e cila më ka përkrahur e mbështetur.

Ju them sinqerisht, është ajo që po më ndihmon shumë dhe i ajm mirënjohës publikisht. Mbështetja jonë vjen nga mërgata shqiptare që vepron në kantonet St. Gallen, Appenzell Ausserrhoden dhe Thurgau. Janë kryesisht biznesmenë të këtij rajoni, të cilët me vullnet dhe zemërgjerësi kanë kontribuar për ringjalljen dhe funksionimin e Shoqatës “ILIRIA”. Sa i përket institucioneve, si atyre nga vendlindja ashtu edhe atyre këtu në Zvicër, deri më tani nuk kemi pasur ndonjë formë mbështetjeje

Ju kemi parë në bashkëpunim të ngushtë me SH.K.A “Dardania” – Winterthur. Çfarë bashkëpunimi konkret pritet të realizohet mes dy shoqatave?

Me SH.K.A. “Dardania“nga Winterthuri kam ndërtuar një bashkëpunim të afërt prej disa vitesh. Kam pasur kënaqësinë të ndjek pothuajse të gjitha aktivitetet e tyre, si në Zvicër ashtu edhe në vendlindje. Duke njohur nga afër profesionalizmin e Shoqatës “Dardania“ dhe veçanërisht përkushtimin e Shefqet Cakollit, prej më shumë se dy vitesh kemi diskutuar së bashku për realizimin e një projekti të madh – Festivalin e Diasporës. Edhe pse për arsye të ndryshme nuk arritëm ta konkretizonim më herët, tani ka ardhur momenti i duhur. Duke bashkuar përvojën, kapacitetet dhe përkushtimin e të dyja shoqatave, kemi vendosur ta bëjmë realitet këtë projekt madhor, i cili kësaj radhe do të zhvillohet në St. Gallen. Jemi të bindur se ky festival do të jetë një pikë referimi për diasporën shqiptare në Zvicër dhe më gjerë.

Mund të na tregoni më shumë për Festivalin Mbarëkombëtar që po planifikoni për janar 2026? Çfarë rëndësie ka ky organizim për kulturën shqiptare në diasporë?

Festivali Mbarëkombëtar i Diasporës, i planifikuar për janar 2026 në Zvicër, ka një domethënie të jashtëzakonshme për ne si komunitet shqiptar në mërgatë. Në rrjetet sociale shohim me admirim shumë shoqata e ansamble shqiptare që janë jashtëzakonisht aktive dhe performojnë në mënyrë të shkëlqyer anembanë Zvicrës. Ky festival do të na japë një mundësi të rrallë që t’i takojmë dhe t’i njohim nga afër të gjithë këta artistë që, deri më sot, i kemi parë vetëm përmes videove online.Përveç ansambleve vendore, kemi parashikuar të ftojmë edhe mysafirë të veçantë nga vendlindja – si artistë individualë ashtu edhe grupe të organizuara kulturore, të cilët do ta pasurojnë edhe më shumë programin artistik.

Interesimi ka qenë shumë i madh që në hapat e parë: tashmë janë paraqitur për pjesëmarrje një numër i konsiderueshëm shoqatash dhe ansamblesh.Për të qenë realistë, në bazë të kërkesave të shumta që kemi pranuar, e kemi të qartë që do të përballemi me sfida organizative – veçanërisht për shkak të kufizimeve kohore që nuk do të na lejojnë të përfshijmë më shumë se 20 shoqata brenda një fundjave. Megjithatë, ky edicion i parë do të shërbejë si një përvojë e çmuar për të ndërtuar një traditë të qëndrueshme në të ardhmen, me synimin që festivali të bëhet një ngjarje e përvitshme që bashkon kulturën shqiptare në mërgatë në mënyrë dinjitoze dhe gjithëpërfshirëse.

Si mendoni, ku duhet të investojnë më shumë shtetet tona amë – Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut – kur bëhet fjalë për diasporën dhe trashëgiminë tonë kulturore?

Mendoj se shtetet tona amë – Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut – duhet të jenë shumë më aktive kur bëhet fjalë për diasporën dhe ruajtjen e trashëgimisë sonë kulturore. Diaspora nuk duhet të shihet vetëm si një numër që shfrytëzohet gjatë proceseve zgjedhore, por si një pjesë e gjallë dhe jetike e kombit tonë që ka nevojë për mbështetje të vazhdueshme. Së fundmi, kemi parë disa hapa pozitivë, veçanërisht nga Kosova dhe Shqipëria, në drejtim të përkrahjes së shkollave shqipe në Zvicër. Ky është një zhvillim i rëndësishëm, por ende i pamjaftueshëm. Shoqatat kulturore si e jona, që angazhohen për të ruajtur dhe promovuar kulturën shqiptare në një ambient shumëgjuhësh dhe multikulturor, nuk marrin pothuajse asnjë mbështetje institucionale. Ne po përballemi gradualisht me sfidën e asimilimit, dhe për ta ndalur këtë proces, është thelbësore që qeveritë tona të kontribuojnë më shumë në ruajtjen e identitetit tonë kombëtar jashtë kufijve. I bëj një apel të sinqertë institucioneve përkatëse në Kosovë dhe Shqipëri që të jenë më të vëmendshme ndaj aktiviteteve kulturore që zhvillohen në diasporë – sepse vetëm përmes bashkëpunimit të ndërsjellë mund të garantojmë që brezat e rinj të rriten me ndjenjën e përkatësisë dhe krenarisë kombëtare.

« Kur ndihmojmë pa bujë, por me zemër, japim një mesazh të fortë se vlerat e vërteta ruhen dhe kultivohen bashkërisht »

Ju njiheni edhe si një bamirës që veproni pa bujë. Si e shihni rolin e bamirësisë në përkrahjen e iniciativave kulturore si “ILIRIA”?

Pa bamirësi dhe përkrahje vullnetare, është thuajse e pamundur të mbajmë gjallë kulturën tonë këtu në mërgatë. Çdo veprimtari kulturore në Zvicër, përfshirë edhe ato të Shoqatës ‘ILIRIA’, mbështetet kryesisht në ndihmën e individëve zemërgjerë dhe dashamirës të kulturës shqiptare. Bamirësia luan një rol thelbësor, jo vetëm në aspektin financiar, por edhe si shprehje e besimit dhe përkushtimit ndaj trashëgimisë sonë kombëtare. Personalisht, e shoh bamirësinë si një detyrim moral ndaj komunitetit dhe rrënjëve tona. Kur ndihmojmë pa bujë, por me zemër, japim një mesazh të fortë se vlerat e vërteta ruhen dhe kultivohen bashkërisht. Dhe pikërisht kjo frymë solidariteti është ajo që e bën të mundur ekzistencën dhe zhvillimin e iniciativave si “ILIRIA”.

A keni një mesazh të veçantë për prindërit dhe fëmijët shqiptarë që jetojnë në Zvicër, për rëndësinë e përfshirjes në jetën kulturore dhe ruajtjen e gjuhës e traditave?

Mesazhi im për prindërit dhe fëmijët shqiptarë që jetojnë në Zvicër është i thjeshtë, por me shumë peshë: ruani dhe kultivoni gjuhën, traditat dhe vlerat shqiptare. Në një shoqëri shumëkulturore si ajo zvicerane, është shumë e rëndësishme që të mos humbasim lidhjen me rrënjët tona. Shoqatat kulturore si “ILIRIA“nuk janë thjesht vende ku mësohen valle apo këndohen këngë – ato janë ura që lidhin brezat e rinj me identitetin e tyre kombëtar, janë hapësira ku fëmijët tanë mësojnë të jenë krenarë për atë që janë.Prandaj, i ftoj me gjithë zemër të gjithë prindërit që t’i inkurajojnë fëmijët e tyre të bëhen pjesë e jetës kulturore shqiptare në Zvicër. Angazhimi i tyre sot është investim për një të ardhme më të fortë dhe më të vetëdijshme kombëtarisht.

Në fund, ftoj të gjithë të interesuarit – të rinj, të rritur, prindër e dashamirë të kulturës – që të na bashkohen në aktivitetet tona dhe të bëhen pjesë e SH.K.A “ILIRIA”.  Dyert tona janë të hapura për këdo që ka dëshirë të kontribuojë, të mësojë apo thjesht të ndjejë përkatësinë në një komunitet që e ruan me krenari kulturën shqiptare. Ju mirëpresim me zemër!

Në fund të intervistës, do të publikoni edhe një ftesë për të gjithë të interesuarit që duan të bëhen pjesë e SH.K.A “ILIRIA” dhe të ndjekin nga afër aktivitetet e saj në vijim.

Ju mirëpresim me sinqeritet dhe me shumë përkushtim. Ta ruajmë gjuhën dhe traditat tona kombëtare edhe përmes SH.K.A « ILIRIA ».  Punë të mbarë edhe njëherë për ju dhe stafit tuaj dhe kudo që janë bashkatdhetarët i uroj pushime të mbara, meqë jemi afër pushimeve.

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh