0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Maqedonci dhe Jashari në Kongres të SHBA-së, janë takuar me Abraham Hamadeh, kongresmen republikan nga Arizona

Duhet ti lexosh

Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, në Kongres të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, janë takuar  me Abraham Hamadeh, kongresmen republikan nga Arizona.

Maqedonci ka thënë se me kongresmenin Hamadeh, i cili ka përvojë në ushtrinë amerikane dhe që aktualisht shërben në Komitetin e Forcave të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve, kanë diskutuar për sfidat globale të sigurisë dhe ndikimin e tyre në rajonin dhe në vendin tonë në veçanti.

“Bashkë me komandant Jasharin, biseduam me kongresmenin Hamadeh edhe për zhvillimet e kohëve të fundit në Kosovë dhe veçanërisht për arritjet e ushtrisë së Kosovës. Tutje diskutuam edhe për rëndësinë e vëmendjes amerikane ndaj rajonit të Ballkanit perëndimor dhe prezencës ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Kosovë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë dhe mbeten aleat i pazëvendësueshëm në rrugëtinin drejt zhvillimit dhe fuqizimit të shtetësisë së Kosovës”, ka thënë Maqedonci.

helveticALforum

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit