/ Nga: Dashnim HEBIBI/
Një lajm i madh për bashkatdhetarët.
Presidenti i kompanisë ajrore Malësia Reisen me seli në Spreitenbach të Zvicrës, z. Rrustem Aliaj, një personalitet i njohur dhe i respektuar jo vetëm në Zvicër por edhe në trevat tona shqiptare, vazhdon të japë kontribut të çmuar në fushën kombëtare dhe atë humanitare. I njohur për seriozitetin dhe përkushtimin e tij, z. Aliaj dhe kompania që drejton me stafin e tij janë kthyer në një urë të rëndësishme lidhëse mes diasporës shqiptare dhe atdheut edhe ate me dekada.
Malësia Reisen, në bashkëpunim me kompanitë e njohura ajrore zvicerane Edelweiss, ka ndërtuar një reputacion të shkëlqyer, duke garantuar siguri dhe cilësi të lartë për të gjithë udhëtarët. Asnjëherë nuk janë raportuar probleme me shërbimet e ofruara, dhe kjo është dëshmi e punës profesionale që bëhet nga i gjithë stafi.
Sot, vetëm një orë më parë, z. Aliaj ka bërë të ditur një lajm shumë të rëndësishëm dhe të gëzueshëm për të gjithë bashkatdhetarët: nga tani, udhëtimet në relacionin Cyrih–Prishtinë do të realizohen me një nga aeroplanët më modernë dhe më të sigurt të flotës zvicerane – Airbus A350.
Ky është një hap i madh përpara, sidomos për festat dhe sezonet e ngarkuara, kur kërkesat janë të mëdha dhe nevojat për komoditet janë në rritje. A350 ofron rehati të lartë dhe përvojë udhëtimi të klasit të parë, një përmirësim i jashtëzakonshëm për udhëtimet drejt atdheut.
Aliaj thekson se përveç përmirësimeve në cilësinë e udhëtimit, janë bërë përpjekje të mëdha edhe për të siguruar çmime të qëndrueshme të biletave. “Besoj fuqishëm se do të vijë dita kur biletat do të jenë të përballueshme për të gjithë. Nuk është një biznes i lehtë – shpesh shesim bileta për 50 franga, ndërkohë që vetëm një ulëse na kushton deri në gjashtëfishin e kësaj shume”, ka deklaruar ai.
Në një kohë kur komuniteti shqiptar në Zvicër dhe në Evropë është në rritje të vazhdueshme, kjo nismë e re e Malësia Reisen është më shumë se një zhvillim biznesi – është një shërbim i çmuar për diasporën dhe një lidhje më e ngushtë me atdheun.