Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Përditshmëria e Diasporës

Lutje për Unitet dhe Dashuri për Atdheun – Në Xhaminë Shqiptare të Regensdorfit me Konsullin Vigan Berisha

by administrator
17:43 11/07/25
in Përditshmëria e Diasporës
Lutje për Unitet dhe Dashuri për Atdheun – Në Xhaminë Shqiptare të Regensdorfit me Konsullin Vigan Berisha
0
SHARES
33
VIEWS
Share on Facebook

Nga: Dashnim HEBIBI

Regensdorf, 11 korrik – Nuk ishte një e premte e zakonshme kjo në Regensdorf. Teksa vera troket dhe rrugët drejt Kosovës e trojeve shqiptare mbushen me makina, emocione e mall, në xhaminë shqiptare të këtij qyteti të kantonit të Cyrihut u ndje një frymë e veçantë, një dridhje shpirtërore që preku secilin të pranishëm. Mbi 2 mijë besimtarë, që bashkohen për çdo javë, shumica të rinj – studentë, punëtorë, afaristë e profesionistë – u mblodhën edhe sot në faljen e xhumasë jo vetëm për të kryer detyrimin e besimit, por për të marrë dhe përqafime mes vete si vëllezër e lutje për rrugën e pushimeve verore drejt atdheut.

Në këtë ambient ku gjuha shqipe kumbon çdo javë në unitet me fjalën e Zotit, pati një vizitë të veçantë. Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, një mik i afërt i komunitetit dhe personalitet shumë i dashur në Zvicër, zgjodhi pikërisht këtë vend për të përmbyllur aktivitetin e tij për këtë sezon. I shoqëruar nga z. Visar Robelli, kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore dhe një personalitet i mirënjohur, si dhe PhD Dashnim Hebibi, kjo vizitë ishte një dëshmi tjetër e lidhjes së fortë që diaspora ka me institucionet, besimin dhe kombin. Z.Berisha ndër të tjera për sam24.info tha:

“Në kuadër të angazhimeve tona për forcimin e komunikimit me përfaqësues të komuniteteve fetare shqiptare në Zvicër, patëm kënaqësinë të realizojmë një vizitë në xhaminë shqiptare në Regensdorf, ku u pritëm me mikpritje nga imami, z. Ferit Zeqiri. Gjatë takimit, u zhvillua një bashkëbisedim i hapur dhe i përzemërt mbi rolin e komunitetit shqiptar në ruajtjen e vlerave kombëtare dhe kulturore, si dhe mbi mundësitë për bashkëpunim të mëtejshëm”.

Takimi me imamin e nderuar, mr. hfz. Ferit Zeqiri, ishte i ngrohtë, vëllazëror, me shumë respekt dhe emocione të thella. Z. Zeqiri, i njohur për ligjëratat e tij të fuqishme që prekin jo vetëm besimin por edhe vetëdijen kombëtare, nuk fshehu gëzimin dhe mirënjohjen për këtë vizitë. Ai theksoi se xhamia shqiptare në Regensdorf nuk ka qenë kurrë vetëm vend faljeje, por edhe vatër dijesh, kulture, kombëtarizmi dhe organizimi qytetar.

Në ligjëratën e tij të xhumasë, imami Zeqiri u ndal edhe tek një realitet që shoqëron shumë pushimet verore me përditshmërinë atje, dasmat dhe festat e tjera. “Të investojmë më shumë në dije dhe punësim”, theksoi ai ndër të tjera.

Vizita e z. Berisha, Robelli dhe Hebibi, përfshirë edhe përshëndetjen e tij të ngrohtë, u vlerësua si një akt afërsie e vërtetë. Ai shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e vazhdueshëm të kësaj xhamie për komunitetin shqiptar, si para luftës së Kosovës, gjatë dhe pas saj por edhe për edukimin dhe për mesazhet e fuqishme të paqes, bashkëjetesës dhe respektit që jepen çdo ditë e për çdo javë.

Z. Visar Robelli e përgëzoi imamin Zeqiri për organizimin shembullor dhe ligjëratën me mesazhe të thella, ndërsa z. Hebibi theksoi rëndësinë që kjo vatër besimi ka luajtur në përçimin e vlerave të pastra tek shqiptarët në mërgim, dhe premtoi bashkëpunim të mëtejshëm, përfshirë edhe nëpërmjet mediave si herave të tjera dhe institutit shkencor që ai e drejton.

Nga oborri i xhamisë e deri te faltorja, çdo hap dëshmonte përkushtim, pastërti, organizim – një imazh krenar për çdo shqiptar në Zvicër dhe më gjerë. Në përmbyllje të takimit, lutjet që u ngritën për të gjithë shqiptarët që nisen drejt atdheut, për paqe, dashuri dhe kthim të mbarë, ishin kulmi i një dite të paharruar.

Nga Regensdorfi sot u tha me zemër:

Zoti i bekoftë shqiptarët kudo që janë. Udhë të mbarë, pushime të mbara dhe u ktheshim me shëndet e paqe.

Sepse, sado larg të jemi, atdheu na bashkon, feja na fisnikëron, e flamuri na krenon. /SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh