Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

LUMNIJE ABAZI : “Të Kontribuojmë të Gjithë që Gjuha Shqipe të Jehojë Gjithmonë Brez pas Brezi“

by administrator
18:39 10/12/24
in Aktualiteti, Rinia Shqiptare e Diasporës
LUMNIJE ABAZI : “Të Kontribuojmë të Gjithë që Gjuha Shqipe të Jehojë Gjithmonë Brez pas Brezi“
0
SHARES
258
VIEWS
Share on Facebook

/ Intervistoi: Dashnim HEBIBI /

 Intervistë me zonjën Abazi që jeton e vepron në Zvicër me familjen e saj. E gjithë familja e angazhuar edhe në Shoqatën Humanitare “Medvegja” me qendrën e saj në Fully të Zvicrës.

 “Të gjitha vajzat tona, që të pestat, që nga mosha shumë e re, 4-5 vjeçare, janë pjesë e Shoqërisë Kulturore Artistike “Medvegja“. Edhe pse do sakrificë, është një kënaqësi shpirtërore që fëmijët ta ruajnë gjuhën dhe kulturën tonë shqiptare. Programet kulturore artistike, kur mbahen, jeta na shtohet, kur i shohim vajzat tona në mesin e bashkadhetarëve të tjerë, duke kënduar, recituar e vallëzuar shqip. Do ta ruajmë gjuhën e ëmbël shqipe“, na tha, ndër të tjera, zonja Abazi.

 Ju lutem të na përshkruani profilin tuaj! Me se merreni? Çfarë profesioni keni?

Ju falenderoj shumë që po më jepni mundësinë edhe mua të jem pjesë e librit. Quhem Lumnije Abazi me profesion jam frizere (parukere).

Na tregoni, ju lutem, kur keni migruar në Zvicër?

Në Zvicër jemi që nga viti 1990, pra atëherë isha 12 vjeçare.Bashkimi familjar me prindërit që kishin emigruar në vitet ‘78/’79.

Cila është struktura aktuale e familjes suaj?

Kemi 5 fëmijë, të cilët janë gjithçka për ne në këtë jetë.

Si e kujtoni veten gjatë ditëve të para në Zvicër?

Kur kemi ardhur në fillim, si fëmijë, ishte interesante të shihnim njerëz të nacionaliteteve të ndryshme.  Sistemi shkollor ishte ndryshe dhe kurreshtja që të adaptohemi me rrethin dhe mjedisin ku kishte kultura të ndryshme, si dhe primarja ishte ta mësojmë sa më shpejt gjuhën frenge që ishte dhe është padyshim edhe primare.

Cila është veprimtaria juaj publike (jashtë punës së zakonshme)?

Jam e inkuadruar, së bashku me bashkëshortin tim dhe vajzat e mia, në Shoqatën Humanitare “Medvegja“, ku marrim pjesë, pra, e gjithë familja, me aktivitete të ndryshme, që sa më shumë edhe përmes manifestimeve tona që i organizojmë, kontribuojmë që të ndihmojmë popullatën shqiptare në trojet tona. Kjo shoqatë, siç dihet, ka mbi 30 vjet veprimtari dhe rreth kësaj shoqate kishte, ka e do të ketë veprimtarë të dëshmuar që kurrë nuk janë ndalur për të mirën e atdheut. Jam shumë krenare që e përkrah bashkëshortin tim dhe vajzat e mia që të kontribuojnë edhe në të ardhmen. Edhe pse jemi shumë të angazhuar me përditshmërinë, ne, asnjëherë, nuk jemi larguar e as që do të largohemi nga dhënia e kontributit.

Të kontribuojmë edhe në të ardhmen që gjuha shqipe të jehojë brez pas brezi edhe larg atdheut. I kemi të gjitha mundësitë që të punojmë edhe më shumë në këtë drejtim, sepse Zvicra na ka mundësuar dhe u jemi shumë mirënjohës.

Fëmijët tuaj janë të angazhuar edhe në SHKA “Medvegja“. Sa është i vështirë, për një nënë, i gjithë ky angazhim?

Po, të gjitha vajzat tona, që të pestat, që nga mosha shumë e re 4-5 vjeçare, janë pjesë e Shoqëri sëKulturore Artistike “Medvegja“. Edhe pse do sakrificë, është një kënaqësi shpirtërore që fëmijët ta ruajnë gjuhën dhe kulturën tonë shqiptare. Programet kulturore artistike, kur mbahen, jeta na shtohet, kur i shohim vajzat tona në mesin e bashkadhetarëve të tjerë, duke kënduar, recituar e vallëzuar shqip. Do ta ruajmë gjuhën e ëmbël shqipe.

Sa keni arritur të integroheni në shoqërinë zvicerane?

Po, normal, të jetoshe në një shtet të huaj,me doemos duhet të integrohesh e posaçërisht në shtetin zviceran,ku i kemi të gjitha mundësitë dhe të drejtat, sikur zvicranët.

Sa shpesh e vizitoni vendin e lindjes suaj?

Padyshim, malli për vendlindjen është shumë i madh dhe mundohemi që 4-5 herë në vit të jemi prezentë atje, ku e kemi gjysmën e familjes.

Cila grua (fytyrë publike) në atdhe [Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë të Preshevës, etj.] mendoni se ka bërë shumë për avancimin e gruas në shoqërinë tonë?

Për mua, Nënë Tereza është emblema e femrës shqiptare, kurse Presidentja Vjosa Osmani dhe Mimoza Kusari janë femra, vërtetë me karakter dhe dijeni shumë të ndritur.

Në cilin dimension mendoni se gruaja shqiptare e diasporës ka kontribuar më së shumti për çlirimin e Kosovës?

Gruaja shqiptare, pa dyshim, se ka dhënë kontribut. Kontributi kryesor është mbështetja e bashkëshortit dhe familjes. Padyshim edhe ndihma të tjera që i janë kërkuar.

Sa premtuese, sipas jush, është gjenerata e fëmijëve në ruajtjen e traditës kombëtare [etnokulturës tonë]?

Bashkëshorti im, Sabiti dhe unë, jemi munduar dhe mundohemi, me të gjitha mundësitë që kemi, që ta ruajmë gjuhën tonë amtare. Vajzat tona e flasin shumë bukur shqipen dhe kjo na jep edhe më shumë besim se do të vazhdohet brez pas brezi.

Jeni model dhe shembull i shumë vajzave të reja që po rriten në Zvicër për sukseset e juaja. Komenti juaj?

Faleminderit! Kemi një rini të suksesshme. Dita ditës, po e shohim nëpër profesione të ndryshme në shoqërinë zvicrane. Falenderoj prindërit që na kanë edukuar në frymën e pastër kombëtare. Duhet të mësojnë sa më shumë sepse mundësitë në Zvicër janë të mira. Ne falenderojmë shtetin zviceran për të gjitha mundësitë.

Sipas jush, po dëgjohet sa duhet zëri i gruas shqiptare të diasporës?

Jo edhe aq sa duhet. Në këtë pjesë të Zvicrës, ku jetojmë, jemi të gjithë së bashku në Shoqatën Humanitare “Medvegja“ dhe kemi hapësirën e duhur. Organizohen manifestime të shumta dhe kënaqësi është kur sheh shumë femra shqiptare. Bashkëshorti dhe vajzat e mia janë pjesë e shoqatës. Pa dyshim se edhe nga unë kanë mbështetje dhe do të kenë edhe në të ardhmen. Zëri i gruas do të duhej të dëgjohej edhe më shumë, por po besoj se po vijnë edhe ditë më të mira. (Intervista është realizuar për librin “Gratë Frymëzuese të Diasporës Shqiptare (II-të)”)

 

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh