Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Lugina e Preshevës në Geto: Kufijtë që po izolojnë një popullatë

by administrator
09:39 07/08/25
in Aktualiteti
SHH „Lugina e Preshevës“ në Zvicër, uron vëllezërit në Kosovë, që të kalojnë zgjedhjet me sukses
0
SHARES
6
VIEWS
Share on Facebook

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Në mes të një rruge që ndan Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut nga Serbia, gjendet Lugina e Preshevës – një trevë me shumicë shqiptare-etni shqiptare që çdo ditë përballet me izolim, përbuzje dhe pengesa të shumta në lëvizje. Në vend që të jetë urë lidhëse mes popujve, kjo zonë po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një geto “moderne”, ku qytetarët ndihen të harruar nga të gjitha anët.

Në këtë kohë të vitit, kur diaspora kthehet masivisht në trojet e veta, radhët në kufi arrijnë deri në dy kilometra. Qytetarët e Luginës janë të detyruar të presin me orë të tëra për të kaluar kufirin, qoftë për të hyrë në Kosovë, qoftë për të kaluar në Maqedoni. Një orë pritje është normë në Merdare, Konçul apo në pikën kufitare të Preshevës-Muçibabë, por shpesh vonesat zgjasin edhe më shumë. E gjithë kjo ndodh për një popullatë që është në tokën e vet, por që trajtohet si e huaj në çdo drejtim.

Jo vetëm nga Serbia, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, banorët e Luginës po përballen shpesh me barriera të panevojshme, si në kalimet kufitare ashtu edhe në përditshmërinë e tyre sociale e ekonomike.

Kufijtë si mure – jo si ura bashkimi

Banorët e Luginës ndihen të shtypur dhe të papërfaqësuar. Nga Serbia përballen me diskriminim, ndërsa nga ana tjetër, mungesa e përkrahjes së plotë nga institucionet e Kosovës dhe Maqedonisë vetëm sa e thellon ndjenjën e braktisjes.

A nuk është koha që Kosova dhe Serbia të mendojnë për lehtësimin e qarkullimit të lirë për banorët e kësaj zone, të cilët kanë lidhje familjare, ekonomike dhe kulturore me të dyja anët? A nuk do të ishte e arsyeshme të vendoset një korsi e veçantë për banorët lokalë, për të shmangur vuajtjet e panevojshme të përditshme?

Jetë me pengesa – çdo ditë

Për një qytetar të Preshevës, një udhëtim i zakonshëm drejt Kosovës ose Maqedonisë kthehet në një sfidë. Këta njerëz janë mësuar të presin, të durojnë, të vuajnë – por a është e drejtë të vazhdojnë kështu edhe në vitin 2025?

Në një kohë kur flitet për integrim rajonal, për lëvizje të lirë dhe për respekt të të drejtave të njeriut, banorët e Luginës jetojnë të izoluar në tokën e tyre, në trojet e të parëve të tyre. E ardhmja duket e zymtë nëse nuk merren masa konkrete, nëse nuk dëgjohet zëri i tyre, dhe nëse nuk ndërmerren hapa për t’u dhënë atyre dinjitetin që meritojnë.

Koha për veprim

Thirrja për zgjidhje është e qartë: të krijohen lehtësira kufitare për banorët e Luginës së Preshevës, jo vetëm nga pala serbe, por edhe nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Kjo nuk është vetëm çështje praktike, por çështje respekti dhe drejtësie për një komunitet që vazhdimisht është në pritje – në pritje të të drejtave, të dinjitetit dhe të një trajtimi të barabartë.

Institucionet, vendorët – Shqipëria dhe Kosova dhe ndërkombëtarët duhet të hapin sytë ndaj kësaj situate. Sepse një shoqëri që lë pas dore një pjesë të vetvetes, ka humbur rrugën drejt progresit.

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh