3.8 C
Zurich
Tuesday, February 17, 2026
spot_img
spot_img

“Liria ka emër”/ Mbyllet pas rreth 1 ore tubimi pro luftëtarëve të UÇK-së në Tiranë

EKSKLUZIVE

Mijëra shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse ishin të pranishëm në Sheshin Skënderbej të Tiranës pasditen e sotme për të protestuar në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kërkuar lirimin e ish-krerëve të saj, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

 

Mijëra qytetarë nga trojet shqipfolëse, nga diaspora nderuan sakrificat e ushtarëve dhe krerëve të UÇK-së, lufta e të cilëve solli lirinë dhe pavarësinë e Kosovës me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

- Reklama -

 

Qytetarët me veshjen e UÇK-së, me bluza “Unë jam UÇK” dhe me simbole kombëtare mbushën plot sheshin ndërsa para tyre folën veteran dhe përfaqësues të tjerë.

 

- Advertisement -

“UÇK” “Liri për çlirimtarët” ishin disa nga thirrjet që ushtuan në shesh përballë bustit të heroit kombëtar Skënderbeut. I pranishëm në protestën “Liria ka emër” në sheshin “Skënderbej” në Tiranë është edhe Endrit Thaçi, djali i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

 

Me flamujt kuqezi, flamuj të UÇK-së, këngë patriotike dhe bluza të stampuara “Liria ka emër”, qytetarët shprehen mjaft entuziastë për këtë protestë të organizuar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

 

Në protestë janë të pranishëm deputetë të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, ndërkohë që deputetët e PD-së deklaruan më herët se nuk do të jenë pjesë.

 

I pranishëm është edhe kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ai i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. Ndërsa bëjnë thirrje për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së, protestuesit hodhën akuza ndaj Gjykatës Speciale se po i mban në paraburgim drejtuesit e UÇK-së me dëshmi të falsifikuara.

 

Në podiumin e ngritur në shesh folën disa nga organizatorët, kreu i shoqatës së veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, ish-prefekti i Tiranës Ruzhdi Keçi ndërsa u kënduan këngë patriotike, Arif Vladi, Llesh Nikolla, Shkurte Fejza.

 

Ruzhdi Keçi ish-prefekt i Tiranës tha se Tirana ka qenë zemra e kombit që ka nderuar luftën e drejtë.

“Tirana në vite ka qenë djep i mikpritjes dhe i bashkimit kombëtar. Ky qytet i ka hapur zemrën çdo shqiptari që ka ardhur nga çdo trevë, nga veriu në jug, nga lindja në perëndim. Nga kjo tokë dolën bijtë që ju bashkuan UÇK-së që morën pushkën dhe u bashkuan në vijën e parë të frontit, për të luftuar për lirinë e Kosovës dhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut. Mes tyre është edhe Skerdilajd Llagami, biri i Tiranës që luftoi me nder në radhët e UÇK-së dhe në Maqedoni. Sot nuk mund të mos ngremë zërin për katër luftëtarët tanë që mbahen padrejtësisht në burgun e Hagës. Ata nuk janë kriminelë, por simbole të lirisë”, tha Keçi.

 

Kreu i partisë Bashkimi Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti tha se nga protesta në mbështetje të krerëve të UÇK-së, po ngrihet zëri për drejtësi dhe respekt për njohjen e luftës së drejtë, për pavarësinë dhe miqësinë me Amerikën dhe Evropën.

 

“Zanafilla e gjykatës speciale është nga disa raportime trilluese ruso-serbe për trafikime organesh që bëri bujë. Çështje inekzistente që doli nga kuzhina serbe, e hetoi edhe tribunali i Hagës dhe konstatoi që nuk është e vërtetë dhe mbylli hetimin. Dick Marty e riaktualizoi mediakisht me porosi ruso-serbe dhe inicioi miratimin e raportin në Komisionit Evropian që detyroi themelimin e gjykatës që hetoi trafikimin e trilluar të organeve. Kjo ndodhi për të nxirë imazhin e luftës dhe prokuroria nxitoi që të përpilojë një aktakuzë tjetër ditën kur në Washtingon në prezencën e Presidentit Trump do nënshkruhej marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Ahmeti.

 

“Sot të gjithë jemi dëshmitarë se aktakuza është një riciklim i akuzave të mëparshme ndaj Hashimit dhe të tjerëve. Ata po gjykohen si çlirimtarë që kanë kapur pushkën për të mbrojtur pragun e shtëpisë nga gjenocidi serb. Liria e Kosovës nuk është arenë e një fushe pjellore për ndasi ndërshqiptare. Ne duhet të bëhemi bashkë siç u bashkuam për Kosovën republikë, për Shqipërinë në NATO për të drejtat e shqiptarëve në luginë e Mal të Zi”, tha ai.

 

Azgan Haklaj, i cili është edhe moderatori i protestës së UÇK, bëri të ditur se “protesta jonë nuk mbaron këtu”.

“Do të vazhdojmë protestën në të gjitha trojet etnike, në Shkup e në diasporë”, u shpreh ai, ndërsa theksoi se do të përcjellim mesazhin tone për gjithë botën. Në kuadër të kësaj proteste do të shfaqet edhe një film në sallën e Kishës Ortodoke, ku do të paraqiten dëshmi tronditëse të akteve mizore të ushtrisë gjakatare të Sllobodan Millosheviçi.

 

Këngë polifonike nga Labëria në mbështetje të UÇK, si dhe këngë patriotike u interpretuan po ashtu nga podiumi i vendosur në sheshin “Skënderbej”.

Protesta e sotme u organizua në Tiranë nga veteranët e UÇK-së, dhe është protesta e tretë që po organizohet gjatë këtij viti në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.

 

Prej 3 prillit të vitit 2023, në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar, transmeton oranews.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme