Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Kuvendi i bllokuar, pushimet e deputetëve në pikëpyetje

by administrator
09:26 30/06/25
in Atdheu në objektiv
Ndërpritet sërish seanca, vazhdon të mërkurën
0
SHARES
1
VIEWS
Share on Facebook

Procesi i konstituimit të Kuvendit të Kosovës po përballet me një krizë të thellë, për të 39‑ën herë ka dështuar seanca për zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve të këtij institucioni.

Pavarësisht aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, as të dielën nuk pati ndonjë ndryshim sa i përket qëndrimeve të partive politike.

Taborët politikë i kanë ashpërsuar akuzat ndaj njëri-tjetrit duke thënë se po shkelet Kushtetuta.

E megjithëse vendi ndodhet në një situatë të jashtëzakonshme politike, deputetët e zgjedhur duket se nuk do të bëjnë as përpjekjet më të vogla që vendi të dal nga kjo situatë, duke marrë parasysh se tash edhe përfundon sesioni pranveror i Kuvendit. Në kalendarin zyrtar të punës së Kuvendit të Kosovës, sesioni pranveror përfundon më 31 korrik. Kjo është hera e parë që ky sesion e gjen Kuvendin e Kosovës të pa konstituar, e në mungesë të kësaj deputetët nuk pritet që ta kenë pushimin e zakonshëm deri në vjeshtë.

Sipas nenit 66 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Kuvendi i Kosovës zgjidhet me mandat katërvjeçar, duke filluar nga dita e seancës konstituive, e cila ka filluar me 15 prill 2025, por nuk ka përfunduar. Referuar nenit 12, paragrafi 5 të Rregullores se Kuvendit të Republikës së Kosovës: “Seanca konstituive përfundon me zgjedhjen e Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Nga drejtoria për media e institucionit legjislativ, kanë treguar se si i parasheh rregullorja dy sesionet e punimeve brenda vitit.

“1. Kuvendi zhvillon punën në dy sesione: 1.1. Sesioni Pranveror fillon të hënën e tretë të muajit janar dhe përfundon në fund të muajit korrik. 1.2. Sesioni Vjeshtor fillon të hënën e dytë të muajit shtator dhe përfundon në fund të muajit dhjetor. 2. Kuvendi, ndërmjet dy sesioneve, mund të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme”, thuhet nga Kuvendi. Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë ndryshim të situatës gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim, ose do të kemi shpallje të zgjedhjeve të reja, transmeton telegrafi.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh