1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kush do të vendosë drejtësi në Wembley?

Duhet ti lexosh

UEFA ia ka besuar bilbilin spanjollit Alejandro Hernandez i cili do të jetë gjyqtari kryesor në sfidën mes Anglisë dhe Shqipërisë.

Të premten, në orën 20:45, dy skuadrat do të përballen në “Wembley” të Londrës për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026.

Ndihmës të tij do të jenë Jose Naranjo, Diego Sanchez Rojo dhe Alejandro Ruiz. Në VAR do të jetë Cesar Soto Grado, ndërsa ndihmës i tij Valentin Gomez.

Alejandro Hernandez nuk rezulton ta ketë drejtuar më parë Kombëtaren Shqiptare ndërsa në kualifikueset e Botërorit 2022, më 12 tetor të vitit 2021, ai u bë protagonist me një penallti kundër anglezëve në favor të Hungarisë.

Vendësit nuk ishin dakord, teksa e panë veten në disavantazh pas atij momenti. Hungaria shënoi përmes Salait nga penalltia ndërsa sfida u mbyll barazim, pasi ishte Stons që barazoi, njofton euronewsal.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit