3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kurti: Serbia ka në shënjestër disa deputetë të pakicave joserbe

Duhet ti lexosh

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pas ndërhyrjes në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Republikën e Kosovës, Serbia po vazhdon përpjekjet për sabotimin e konsolidimit të institucioneve të dala nga këto zgjedhje. “Pas ndërhyrjes në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 në Republikën e Kosovës, për çfarë kemi informuar në konferencë për media bashkë me ministrin Nenad Rashiq me datë 9 mars 2025, Serbia po vazhdon përpjekjet për sabotimin e konsolidimit të institucioneve të dala nga këto zgjedhje”, shkroi kryeministri në detyrë. Ai theksoi se Serbia po ofron mbështetje për Listën Serbe dhe Millan Radoiçiq, i cili është i përfshirë në aktivitete kriminale. “Presidenti i Serbisë, Vuçiq, ua ka dhënë në dispozicion burimet dhe mjetet shtetërore për këtë Listës Serbe dhe kryeterroristit Millan Radoiçiq, i cili në agresionin kriminal e terrorist të Banjskës, më 24 shtator 2023, ishte nënkryetar “de jure” i Listës Serbe, kurse tani është kryetar “de facto” i këtij subjekti politik. Në shënjestër janë disa deputetë të pakicave joserbe”, shkroi Kurti në Facebook. Ai shtoi se institucionet e sigurisë kanë informacion të konfirmuar lidhur me këto veprime dhe se kjo çështje u shqyrtua në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë së Kosovës. Në këtë postim, Kurti ka bashkëngjitur edhe linkun e konferencës se përbashkët me ministrin Nenad Rashiq më 9 mars 2025, njofton rtk.
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit