Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Kurrë nuk e kisha besuar se…

by administrator
10:01 10/04/25
in Aktualiteti
Kurrë nuk e kisha besuar se…
0
SHARES
13
VIEWS
Share on Facebook

/ Reflektim publik nga Sali Sefa, ish-Konsull i Republikës së Kosovës në Cyrih/

 

10 prill 2025

Kurrë nuk e kisha besuar se vetëm 17 vite pas shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, dhe vetëm 25 vite pas një lufte të tmerrshme ku populli ynë përjetoi gjenocid e krime makabre nga ushtria dhe milicia serbe – do të arrinim në këtë pikë kaq të brishtë e zhgënjyese.

Siç duket, shumë shpejt harruam!

Në një kohë kur e gjithë bota po përballet me një pasiguri të paparashikuar dhe një rend të ri botëror, kombet po rishikojnë qëndrimet e tyre, strategjitë e sigurisë, po forcojnë institucionet. Ndërkohë ne… Ne po luajmë si në lloto, duke u sjellë sikur gjithçka do të zgjidhet vetvetiu. Harrojmë se nga “hiçi” fitohet vetëm “hiç”!

Ç’është më e dhimbshme – për udhëheqësit tanë kjo situatë nuk duket të jetë serioze fare! Dy muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, Kosova ende nuk ka institucione të reja. Nuk ka qartësi, nuk ka urgjencë. A nuk është kjo e pakuptimtë?

Populli – sovrani – foli qartë përmes votës. I dha një mesazh të prerë partive politike. Dhe prapë, si me qëllim, askush nuk po do ta lexojë. Jemi në një krizë që as arkitektët më të zotë politikë nuk po dinë ta zgjidhin.

Sjellja e përfaqësuesve tanë, qasja arrogante e mospërgjegjshme, e përçmon vullnetin qytetar. Sikur bota sillet rreth nesh e ne jemi boshti i saj! Binduni – nuk është kështu.

Kemi një parti të parë që ka fituar mbi 42% të votave – e Kushtetuta i jep të drejtë ta formojë qeverinë brenda 30 ditëve pas certifikimit të rezultateve. Presidentja caktoi seancën konstituive të Kuvendit, por…?

As pritshmëritë me minoritetet nuk u arritën. Takimet me partitë shqiptare nuk dhanë rezultat.

A është e mundur që një parti me 48 deputetë nuk arrin të krijojë institucionet?

A thua pse askush nuk dëshiron të qeverisë me ish-kryeministrin, sot në detyrë? A është kjo “e madhe” për ta pranuar?

Opozita, që e ndërtoi të gjithë fushatën me synimin për të mos qeverisur me VV-në, po ashtu nuk i ka numrat. Më keq akoma: nuk kanë as bashkëpunim mes vete!

Çfarë treguesi më i qartë se askush – as pozita, as opozita – nuk po tregon interes për zgjidhjen e këtij ngërçi?

Frika nga përgjegjësia shtetërore, frika për ta çuar përpara shtetin që me aq mund e gjak u ndërtua, po paralizon gjithçka.

Mos harroni: për këtë shtet u sakrifikua gjithçka. Komandanti Legjendar Adem Jashari u flijua bashkë me familjen. Ushtria Çlirimtare e Kosovës u përgjak nga heronj të shumtë. Mijëra të burgosur politik u përsekutuan nëpër kazamatet serbe. Dhe sot? Sot, gjithë kjo sakrificë po zbehet në harresë!

Po tentohet një “shpërlarje” kolektive për ta fshirë kujtesën historike. Dhe kjo është e pafalshme.

Unë dhe shumë shokë të burgut politik, kurrë nuk e kemi humbur optimizmin. Edhe kur nuk besonim se do ta shihnim një ditë Kosovën e pavarur – e ëndërronim! Dhe kur ndodhi, punuam me mish e me shpirt për ta ndërtuar.

Në vitin 2010, kur u hap Konsullata e Kosovës në Cyrih, erdhën me dhjetëra të rinj për të ndihmuar – vullnetarisht, pas orarit të punës. Shtruan llaminat, vunë perde, kënduan, qeshën… njëri prej tyre i telefonoi babait dhe i tha me gëzim:

“Baba, jemi duke shtruar Konsullatën tonë, të Republikës së Kosovës në Cyrih!”

Përgjigjja nga babai i tij erdhi me lot:

“Ah more biri jem… edhe me dhëmbë do ta kisha shtruar tërë ndërtesën e Konsullatës, sikur ta kishim pasur mundësinë si ju sot!”

Ky është përkushtimi që kemi pasur. Ky është idealizmi që na mbajti gjallë. Dhe ky është kujtimi që duhet t’u shkojë në vesh secilës parti, secilit deputet e secilit shqiptar – kudo që ndodhet.

Zgjohuni! Nuk jemi të përjetshëm. Por historia është. Ajo do të na gjykojë të gjithëve.

Enkas për SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh