0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore në dy vjetorin e Shoqatës së Bizneseve Shqiptare në Turqi

Duhet ti lexosh

Këtë fundjavë në Bursa të Turqisë ishte një ngjarje e veçant u festua dy vjetori i themelimit të Shoqatës së Bizneseve Shqiptare në Turqi. Në këtë takim morën pjesë shumë personalitete edhe nga Kosova. E nga Zvicra ishte z.Visar Robelli,  Kryetar i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qendrore.

Në lidhje me këtë ngjarje-feste ja se çka tha z.Robelli:

„Një fundjavë e paharrueshme në Bursa!  Një falënderim i madh për “ARNIAD” Shoqata e Bizneseve Shqiptare ne Turqi për organizimin e këtij eventi të mrekullueshëm me rastin e 2-vjetorit të themelimit.

Ishte një kënaqësi dhe një nder të jem pjesë e këtij festiviteti dhe të takoj shumë shqiptarë të suksesshëm që bëjnë biznes në Turqi. Gjatë këtij eventi pata mundësinë të takoj:

Mustafa Bozbey – Kryetar i Bashkisë së Bursa Büyükşehir

Refik Özen – Deputet i Bursa-s

Prof.dr.Fatmir Sejdiu Ish presidenti i Republikës së Kosovës

Jusuf Osmani – Studiuesi i arkivistikës së Kosovës

Shaban Daku-Sönmes – Politikan ne Bursa

Gökhan Biçen – Kryetar i Arnaid http://www.arniad.com

Cengiz Ateş– Këngëtar

Me mua në këtë event ishin edhe miqtë e mi:

Nazmi Viqa – Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane

Qamil Isufi – Afarist nga Zvicra

Nysret Kqiku – Afarist nga Zvicra

Një falënderim i veçantë për gjithë kryesinë dhe organizatorët për mikpritjen dhe atmosferën e shkëlqyer. Ju uroj edhe shumë vite suksesi dhe rritjeje!

Faleminderit dhe shihemi së shpejti! “ Rrjeti i Buzneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore me drejtuesit e saj është shumë i respektuar jo vetëm në Zvicër, por gjithandej, falë seriozitetit dhe punëve konkrete.

helveticALforum

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit