Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Kosova voton më 12 tetor për zgjedhjet lokale

by administrator
09:40 11/10/25
in Atdheu në objektiv
Kosova voton më 12 tetor për zgjedhjet lokale
0
SHARES
2
VIEWS
Share on Facebook
Qytetarët e Kosovës më 12 tetor i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e komunave dhe përfaqësuesit e kuvendeve komunale. Zgjedhje mbahen në 38 komuna të Kosovës, përfshirë edhe katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se të drejtë vote kanë 2 milionë e 69 mijë qytetarë brenda Kosovës, ndërsa rreth 44 mijë votues tashmë janë regjistruar për të votuar nga jashtë vendit. “Ne kemi marrë të gjitha masat që procesi të jetë i besueshëm, transparent dhe i qetë. Fletëvotimet janë shpërndarë, qendrat e votimit janë gati dhe trajnimet për stafin zgjedhor janë në përfundim”, tha Radoniqi. Pjesëmarrja e grave në zgjedhjet lokale mbetet e kufizuar Në këtë garë për zgjedhjet lokale tashmë janë certifikuar 5626 kandidatë, përfshirë 206 kandidatë për kryetarë komunash dhe të tjerët për ulëse në kuvendet komunale. Në zgjedhje marrin pjesë 93 subjekte politike, ndër to 32 parti, 32 iniciativa qytetare, 2 koalicione dhe 27 kandidatë të pavarur, ka njoftuar KQZ. Një aspekt që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe organizatave të shoqërisë civile është përfaqësimi i vogël gjinor. Nga 206 kandidatët për kryetarë komunash, vetëm 20 prej tyre janë gra, dhe sipas një analize të Institutit Kosovar për Demokraci (KDI), kjo tregon se pjesëmarrja e grave në garën për postet ekzekutive lokale mbetet e kufizuar. “Në shumë komuna ku tradicionalisht kanë udhëhequr burra nga e njëjta parti, kandidatët femra përballen me vështirësi për të garuar përballë strukturave të konsoliduara”, thuhet në analizë. Fushata zgjedhore, e cila ka nisur zyrtarisht më 20 shtator, u përqendrua në çështje të zhvillimit lokal, përmirësimit të infrastrukturës, shërbimeve komunale, arsimit dhe menaxhimit të mbeturinave. “Këto zgjedhje janë një mundësi për qytetarët që të japin vlerësimin e tyre për qeverisjen lokale dhe të zgjedhin përfaqësuesit që do të mbajnë përgjegjësi për zhvillimin e komunave të tyre”, ka deklaruar Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani. Tensionet në nivel qendror ndikojnë fushatën për zgjedhjet lokale Zgjedhjet lokale të 12 tetorit zhvillohen në një kontekst të ndërlikuar politik, pasi vendi gjendet ende në pritje të formimit të institucioneve qendrore pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti. Fushata për zgjedhjet lokale, megjithatë, u ndikua edhe nga tensionet politike në nivel qendror dhe nga rivalitetet e partive kryesore politike, Lëvizjes Vetëvendosje, Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), të cilat garojnë në përpjekje për të konsoliduar ndikimin e tyre në pushtetin lokal. Qeveria e Kosovës dhe kryeministri në detyrë,  Albin Kurti,  kanë ftuar pjesëtarët e komunitetit serb që të marrin pjesë në mënyrë aktive në këto zgjedhje. Katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, për gati tash e tri vjet udhëhiqen nga kryetarë shqiptarë, pasi në nëntor të vitit 2022 të gjithë përfaqësuesit e Listës Serbe dhanë dorëheqje nga institucionet e Kosovës, si reagim ndaj një vendimi të autoriteteve kosovare për t’i hequr nga qarkullimi targat serbe të makinave. Në këto zgjedhje lokale garojnë, përveç Listës Serbe, edhe katër parti të tjera serbe, si dhe disa iniciativa qytetare. Akuza nga Kosova për ndërhyrje të Serbisë në zgjedhjet lokale Kryeministri në detyrë i qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Serbinë për ndërhyrje në procesin zgjedhor në Kosovë përmes, siç thotë ai, “influencës politike dhe presioneve ndaj qytetarëve serbë që të votojnë për Listën Serbe”, parti politike kjo që e ka mbështetjen e Beogradit zyrtar. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha për mediet serbe se Serbia do t’i hapë 400 vende të reja pune në strukturën e kujdesit shëndetësor në Kosovë. “Kjo është diçka shumë e madhe për Kosovën, dhe ne do ta bëjmë këtë brenda dhjetë ditëve të ardhshme, në mënyrë që njerëzit ta dinë se ne do të kujdesemi gjithmonë për ta”, tha Vuçiq. Sipas kryeministrit në detyrë Albin Kurti, vetë presidenti serb Vuçiq dhe zyrtarë të tjerë serbë e mbështesin Listën Serbe. “Premtimet për vende pune, joshja përmes përfitimit të mbështetjes financiare, kushtëzimi dhe shantazhi me beneficione sociale dhe deklarimet e zyrtarëve shtetërorë të Serbisë se vetëm Lista Serbe e mbron Serbinë në Kosovë, siç bëri së fundi ish-kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, e siç ka bërë vetë presidenti Vuçiq, janë metoda të përsëritura të ndërhyrjes së Serbisë në Kosovë”, deklaroi Kurti, duke i bërë thirrje Bashkimit Evropian që ta dënojë dhe ta sanksionojë Serbinë për cenimin e demokracisë dhe sovranitetit të Kosovës. BE: Të sigurohet integriteti i zgjedhjeve Serbia u akuzua edhe për ndërhyrje në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë që u mbajtën më 9 shkurt, edhe nga misioni vëzhgues i Bashkimit Evropian, i cili konstatoi në raportin vëzhgues se “Serbia kishte ndërhyrë në zgjedhje përmes trysnisë ndaj votuesve serbë në Kosovë”. Serbia në atë kohë u akuzua edhe nga Gjermania për ndërhyrje në zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë. Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka kërkuar edhe kësaj radhe nga institucionet që të sigurojnë integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e standardeve demokratike. “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë bazë e demokracisë dhe përfaqësimit qytetar. Presim që të gjithë pjesëmarrësit të garojnë me përgjegjësi dhe që procesi të zhvillohet në mënyrë të paanshme”, thuhet në një deklaratë të zyrës së BE-së në Kosovë. Sidoqoftë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e zgjedhjeve lokale ditën e diel më 12 tetor. Sipas KQZ-së, në ditën e zgjedhjeve do të hapen gjithsej 938 qendra votimi dhe 2 625 vendvotime në të gjithë territorin e Kosovës. Për votuesit jashtë vendit është mundësuar votimi me postë, një proces që ka nisur që nga data 17 shtator dhe përfundon më 11 tetor. Rrjeti i organizatave joqeveritare që monitorojnë proceset zgjedhore “Demokracia në Veprim” dhe KDI tashmë kanë mobilizuar qindra vëzhgues. “Zgjedhjet lokale janë po aq të rëndësishme sa ato parlamentare, sepse ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e jetës së qytetarëve. Transparenca në këtë proces është vendimtare
”, thuhet në një deklaratë të KDI-së. Zyrtarë të KQZ-së, ndërkaq, kanë paralajmëruar se rezultatet e zgjedhjeve do të publikohen brenda 48 orëve pas mbylljes së procesit të votimit, ndërsa në komunat ku asnjë kandidat për kryetar nuk fiton me mbi 50 për qind të votave, do të organizohet raundi i dytë i balotazhit më 9 nëntor. / DW/BS
Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh