Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Kosova vjen në Shqipëri për UÇK-në, nisin kalimet në pikën kufitare të Morinës dhe Rrugën e Kombit

by administrator
11:22 17/10/25
in Aktualiteti
Kosova vjen në Shqipëri për UÇK-në, nisin kalimet në pikën kufitare të Morinës dhe Rrugën e Kombit
0
SHARES
1
VIEWS
Share on Facebook

Sot (17 tetor) në Tiranë do të mbahet Protesta Gjithëkombëtare “Unë jam UÇK” për të denoncuar procesin gjyqësor që po mbahet në Hagë kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe disa ish-kryeparlamentarë të vendit, të akuzuar se kanë kryer krime lufte.

E parashikuar për orën 17:00, protesta e madhe e iniciuar nga Organizata e Veteranëve të UÇK-së vjen në vijim të atyre të mbajtura në gusht në Prishtinë dhe në shtator para Dhomave të Specializuara, në Hagë.

Ndërkohë në pikën kufitare të Morinës dhe Rrugën e Kombit kanë nisur lëvizjet e para të qytetarëve që do i bashkohen protestës së kësaj të premte.

Në një raportim live për “Mirëmëngjes Shqipëri”, gazetarja Besjana Gërmizi deklaroi se heqja e kontrolleve në pikën kufitare të Morinës ka lehtësuar kalimin më të shpejtë të qytetarëve nga Kosova. Po ashtu, qytetarë të shumtë nga Kukësi janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar protestës në mbështetje të UÇK-së.

“Sot nga Kukësi më shumë po largohen, po mësyjnë drejt Tiranës për shkak të protestës që sot në orën 17:00 do jetë në sheshin “Skëndërbej”. “Unë jam UÇK, drejtësi për liri”, kjo është dhe motoja e protestës mbarëkombëtare që do mbahet në Tiranë. Që në orët e paratë mëngjesit ka fluks lëvizjesh në Rrugën e Kombit dhe pikën kufitare të Morinës.  Në këtë rast duhet thënë se trau në tunelin e Kalimashit do jetë pa pagesë pikërisht për protestën. Në pikën kufitare të Morinës, lëvizjet do jenë pa kontrolle. Kanë nisur që në orët e para të mëngjesit lëvizjet.

Pritet të ketë organizime përsa i përket kalimeve përgjatë ditës. Do jetë ditë e dyndur siç parashikohet në pikën kufitare të Morinit.

Është mirëpritur nga gjithë qytetarët fakti që nuk do ketë kontrolle në pikën kufitare të Morinës. Vetëm gjatë këtij muaji do jetë procedura me kontrolle në hyrje/dalje  deri në fund të tetorit dhe më pas do rikthehet marrëveshja për të kaluar pa kontrolle në këtë pikë kufitare”, deklaroi Gërmizi.

Një ditë më parë, Organizata e Veteranëve të Luftës me një postim në rrjetin spocial Facebook deklaroi se kjo protestë është zëri i popullit shqiptar dhe i asnjë partie politike.

“Kjo protestë nuk është e asnjë partie politike – ajo është zëri i popullit shqiptar, zëri i veteranëve, i familjeve të dëshmorëve dhe i të gjithë atyre që nuk pajtohen me padrejtësinë që po bëhet ndaj udhëheqësve të UÇK-së në Hagë,” shkroi Organizata e Veteranëve të Luftës.

Protesta në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët ndodhen në paraburgim në Hagë do nisë në orën 17:00, ku do të marrin pjesë figura të rëndësishme politike, si ish-presidenti Alfred Moisiu dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Në mbështetje, do të ketë edhe nga rektorë universitetesh, tifozët “Kuq e Zi”, si dhe nga shumë qytetarë e shoqata në Kosovë e Shqipëri. Qëllimi i protestës është shprehja e solidaritetit me ish-krerët e UÇK-së që po përballen me drejtësinë ndërkombëtare, dhe kundërshtimi i asaj që e konsiderojnë padrejtësi në proceset gjyqësore në Hagë.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë dhe ndaj tyre po zhvillohet procesi gjyqësor. Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar, transmeton oranews.

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh