Të dashur bashkatdhetarë
Sot, më 18 gusht, në shumë kantone që mbulon Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, fillon viti i ri shkollor. Fëmijët, tanë nisin një udhëtim të ri drejt dijes, sfidave dhe arritjeve të reja.
Me këtë rast, i urojmë suksese të gjithë fëmijëve që sot për herë të parë ulen në bankat shkollore, nxënësve që ecin përpara në rrugëtimin e tyre, si dhe prindërve për përkushtimin e tyre.
Qofshi gjithmonë të bekuar me shëndet, dije dhe gëzime!
Me respekt,
Vigan Berisha
Shef i Misionit
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih