0.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Konjufca sot takon kryetarët e partive politike

Duhet ti lexosh

Kryetari i Kuvendit në detyrë, Glauk Konjufca sot do të mbaj takim të përbashkët me kryetarët e partive politike. Ky takim do të mbahet në orën 12:00 në ambientet e Kuvendit të Kosovës. Takimi vjen si rezultat i organizimit të seancës konstituive që do të mbahet më 15 prill. Kjo seancë u caktua nga ana e presidentes Vjosa Osmani, e LVV po atë ditë synon ta zgjedhë edhe qeverinë siç ka deklaruar Kurti ditë më parë. LVV-ja ka marrë 42.30% të votave dhe do t’i ketë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit – që nënkupton se asaj do t’i nevojitet një partner nga ana e opozitarëve për të qëndruar më tej në pushtet. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95% të votave (24 deputetë), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27% (20 deputetë). Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën dhe të tjerët ka marrë 7.06% të votave (8 deputetë – 5 AAK, 3 Nisma), njofton telegrafi.
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit