Komisionerja për Zgjerim në BE, Marta Kos, gjatë konferencës së përbashkët në Luksemburg me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm polak, u shpreh se Shqipëria është më pranë se kurrë për të hyrë në BE.
Ajo u shpreh se qëllimi është që të hapen të gjithë grup-kapituj këtë vit dhe vitin tjetër të mbyllen. “Shqipëria është histori suksesi në procesin e zgjerimit. Kemi hedhur një tjetër hap në anëtarësimin në BE. Duhet një punë e madhe, në mënyrë që të jeni në gjendje të merrni rezultate, duhet të jeni motivues. Plani është të çelim të gjithë kapitujt këtë vit dhe në viti tjetër t’i mbyllim. Anëtarësimi i plotë do t’i japë këto përfitime. 2030 është në rregull kryeministër? Është në rregull”, tha Kos, njofton euronewsal.