Budapest, 21 qershor – Klevisi Imeri – Djalë i Sinqertë, Punëtor dhe Familjar, Model i Edukatës dhe Përkushtimit
Në një botë ku gjithçka kërkon shpejtësi dhe sipërfaqësi, Klevisi është një frymëzim ndryshe – një djalë i sinqertë, i përmbajtur në fjalë, me një thellësi mendimi që vjen nga edukata dhe respekti për të tjerët. Ai nuk ngutet të flasë, por kur flet, fjalët e tij kanë peshë sepse vijnë nga një zemër punëtore dhe mendje shumë e ditur. Klevisi është një mik i vërtetë, një familjar i palëkundur, që çdo moment e shfrytëzon me punë, duke mos lënë asnjë sekondë pa dhënë më të mirën e tij.
Në bisedë me të, dëgjimi është një vlerë, pasi ai nuk e merr lehtë asnjë mësim, duke respektuar gjithmonë rrënjët që i kanë dhënë drejtimin në jetë: prindërit e tij, dy inxhinierë të shkolluar, që i kanë futur në zemër dashurinë për dije dhe disiplinë. Klevisi është jo vetëm një student i shkëlqyer, por një shembull i vërtetë i një gjenerate që punon, ëndërron dhe bashkon zemrat kuq e zi.
Klevisi, një i ri shqiptar me prejardhje nga Rainca e Preshevës dhe Fieri i Shqipërisë, është aktualisht student në Universitetin e Teknologjisë dhe Ekonomisë – BME në Budapest, në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Informatikës, drejtimi Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinierike. Falë përkushtimit të tij dhe rezultateve të shkëlqyera, ai ka fituar një bursë të plotë 100% nga shteti hungarez.
Ai më 19 qershor e ka dhënë provimin e fundit për mbylljen e semestrit të gjashtë; i mbetet edhe një semestër për ti përfunduar studimet, dhe pritet të diplomojë rreth shkurtit të vitit 2026. Me punë e shumë përkushtim! Të dish se për çka ke ardhur në Budapest?, kështu na tha në fillim Klevisi.
Klevis Imeri, ka zgjedhur të jetë jo vetëm pjesë e këtij zhvillimi, por një kontribuues aktiv në zemër të tij. Budapesti, me historinë e tij akademike dhe kulturën e hapur ndaj talenteve ndërkombëtare, është vendi ku Klevisi po ndërton të ardhmen e tij si një ekspert i shkencave kompjuterike dhe inxhinierisë, në një nga universitetet më të fuqishme të Evropës – Universiteti i Teknologjisë dhe Ekonomisë (BME).
Nga Prishtina në Budapest: Rruga e Dritës së Dijetarit të Ri
Klevisi është një shembull frymëzues i një gjenerate të re shqiptare që nuk ndalet në kufij. I lindur në Prishtinë në vitin 2004, me rrënjë nga Shqipëria e Mesme dhe Lugina e Preshevës, ai bart me vete një histori familjare të lidhur fort me arsimimin dhe përkushtimin ndaj dijes. Prindërit e tij, të dy të diplomuar në Inxhinieri në Universitetin Politeknik të Tiranës, ndikuan që ai të ushqehej që herët me pasionin për shkencën dhe teknologjinë.
“Jam rritur në një ambient ku dijet ishin pjesë e jetës së përditshme. Falënderoj shumë prindërit e mi që më kanë ndihmuar, më ndihmojnë i kam në zemër. Dua të jem vërtet yll ashtu siç më shohin ata. Po punoj shumë, që të dal me suksese. Kjo më ka dhënë shtysën të kërkoj gjithnjë më shumë. Ndaj, BME në Budapest ishte zgjedhje e natyrshme për mua,” – thotë Klevisi.
BME – Tempulli i Dijes në Evropën Qendrore
Universiteti i Teknologjisë dhe Ekonomisë në Budapest është themeluar në vitin 1782 dhe njihet sot si një ndër institucionet më të vlerësuara në Evropë për fushat e teknologjisë, informatikës dhe ekonomisë. Klevisi është pjesë e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Informatikës, në programin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë.
“Studimet i zhvilloj të gjitha në gjuhën angleze, në një ambient akademik ku sfidohem çdo ditë për të arritur më shumë. Mësimdhënësit janë të jashtëzakonshëm, me karriera shkencore brilante, shumë prej tyre me kontribute të rëndësishme në matematikë, fizikë, informatikë dhe teknologji moderne.”
(Foto me familje) Një Ditë në Jetën e Një Studenti Elitar
Dita e Klevisit nuk është e zakontë. Ai zgjohet në orën 07:00 dhe kalon të gjithë ditën në universitet deri në orën 18:00. Mbrëmjet ia kushton studimit dhe përgatitjes personale deri në orën 23:00.
“Nuk ka asnjë ditë që shkon kot. Çdo kohë është investim në dije. Kam ndjekur edhe kurse doktorature si ‘Analiza e Matricave’ që më kanë kërkuar përgatitje intensive ditë e natë. Por sfida më motivon, më frymëzon dhe më bën të ndjej progresin në çdo hap.”
Nga Olimpiadat Ndërkombëtare në Prezantimin e Universitetit në Evropë
Klevis Imeri është një nga ata të rinj që nuk ndalet vetëm në auditor. Ai ka përfaqësuar Republikën e Kosovës për tre vite rresht në Olimpiadën Evropiane dhe Botërore për Fizikanët e Rinj, pas fitoreve të njëpasnjëshme në garat kombëtare.
“Isha pjesë e ekipit kombëtar që përfaqësonte Kosovën në arenën ndërkombëtare. Problem zgjidhjet në relativitet, kuantikë, termodinamikë – këto ishin sfidat tona. Viti i fundit ishte më i suksesshmi për Kosovën deri më tani. Por ne kemi ende shumë rrugë për të bërë për t’u krahasuar me vendet perëndimore.”
Ndërkohë, ai ka përfaqësuar edhe BME në garat e programimit të mbajtura në Lubjanë të Sllovenisë, pasi ekipi i tij zuri vendin e dytë në rang kombëtar në Hungari. Një sukses tjetër i rëndësishëm që dëshmon për nivelin e tij profesional.
Pse e zgjodhi Budapestin për të studjuar?
Vërtetë jam i pasionuar pas shkencave, prandaj, duke shikuar programin, të arriturat shkencore dhe mundësitë që ofronin për studentet e huaj, BME-ja ishte opsion adekuat që përmbushte kërkesën time për të studjuar në një universitet të Evropës. Kishte arritje të mëdha në fushën e shkencave, prej teoremave të njohura në fushën e matematikës që mbajnë emrat e profesorëve, të cilët kanë studjuar e dhënë mësim në këtë fakultet, deri te çmimet e panumërta, duke përfshirë edhe çmime Nobel në fushat e fizikës e kimisë. Arrita të fitoja bursën 100% nga shteti Hungarez, për të cilën, natyrisht se jam shumë mirënjohës.
Është afër vendlindjes. “Ndjej veten një shqiptar që përmbushem nga prejardhja e prindërve të mi, të cilët janë arsimuar në fushën e Inxhinierisë në Universitetin Politeknik të Tiranës, mirëpo lufta e viteve ‘98-’99 që u zhvillua në Kosovë, bëri që ata të zhvillonin jetën e tyre në Prishtinë”.
Sa shqiptarë studjojnë në Hungari?
Vërtetë, në fakultetin tim, jemi një numër i vogël, por me sa kam dëgjuar, në përgjithësi, në Hungari, zhvillon studimet një numër i konsiderueshëm i studentëve me origjinë nga bota shqiptare.
Sa shpesh shkon në Kosovë?
Mund të them se koha ime është e limituar, por dy-tri herë në vit. Kjo plotësohet edhe me vizitat që më bëhen kohë pas kohe nga prindërit dhe familjarët e mi, prandaj, në këtë drejtim, mund të them se nuk ndjehem bosh.
Mbështetje Akademike dhe Mirënjohje për Profesionistët Shqiptarë në Diasporë
Klevisi vlerëson shumë mbështetjen që merr nga komuniteti shqiptar në Hungari, veçanërisht nga filantropi Avni Hafuzi, të cilin e përshkruan si simbol të identitetit kombëtar dhe frymëzim për brezat e rinj.
“Z. Hafuzi është një urë që lidh historinë tonë me të ardhmen. Ai ka bërë shumë për ruajtjen e figurës sonë kombëtare në diasporë, duke përfshirë ngritjen e monumenteve të Skënderbeut dhe Nënë Terezës. Të bisedosh me të është një nder i veçantë.”
Një Falënderim i Madh për Arsimtarët në Kosovë
Për Klevisin, suksesi i tij nuk do të ishte i plotë pa njohjen e meritave të mësuesve dhe profesorëve që e kanë ndihmuar në rrugëtimin e tij.
“Ata kanë qenë gurët e parë mbi të cilët është ndërtuar formimi im. Më kanë dhënë jo vetëm dije, por edhe frymëzim, disiplinë dhe ndershmëri. Për ta kam vetëm një fjalë: Faleminderit!”
Një Thirrje për Bashkim dhe PërparimNë përmbyllje të intervistës, Klevisi ka një mesazh të qartë për bashkëkombësit:
“E kaluara jonë është e lavdishme dhe sfiduese, por na jep një barrë të bukur për ta bartur – përgjegjësinë për të përparuar si komb. Të mos harrojmë dëshmorët, invalidët e luftës. Ta duam me vepra Kosovën. Ti japim hapësirë rinisë. Të mos rrahim gjoksin për suksese, por të punojmë më shumë.
Të jemi më të bashkuar. Jam nga Lugina e Preshevës, nip Shqipëria dhe jetoj në Prishtinë, pra jam kuq e zi. Intervista ishte e gjatë, por shkëputëm disa pjesë dhe e realizuam jo si intervistë klasike, por pjesë-pjesë, sepse edhe Klevisi nuk donte të flas shumë për vete, sepse na tha, sukseset dua të flasin për mua. Shumë faleminderit familja ime, ju dua dhe çdo ditë mendoj për Juve, dua të kthehem me suksese e të kontribuoj për Kosovën tonë e pa harruar edhe ate etni shqiptare, Luginën e Preshevës.
SAM24.info i uron Klevis Imerit suksese të pafundme në rrugëtimin e tij akademik dhe profesional. Ai është dëshmi e gjallë se dijet dhe përkushtimi nuk njohin kufij.
Cookies
Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.
Functional
Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes.The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.