3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Këshilli i Mediave bën thirrje për kujdes në raportimin e tragjedive

Duhet ti lexosh

Pas ngjarjeve të fundit të kronikës së zezë në Kosovë, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) u ka bërë thirrje mediave që të jenë të kujdesshme dhe profesionale gjatë raportimit për tragjedi.

Në një komunikatë KMSHK thekson se raportimi për ngjarje të rënda duhet të bëhet me ndjeshmëri dhe vetëm kur ekziston interes i lartë publik.

“Nëse interesi publik është i lartë, atëherë duhet të respektohet privatësia e të prekurve, të mbulohen fytyrat dhe të përdoret diskrecion maksimal”, thuhet në deklaratë.

Mediat janë të detyruara të respektojnë të drejtën e familjeve për të mbajtur zi dhe të raportojnë me empati dhe vetëpërmbajtje.

KMSHK thekson se publikimi i fotografive apo videove që shfaqin viktima të aksidenteve, dhunës apo vetëvrasjeve është i ndaluar, përveç rasteve kur ekziston interes publik.

Gjithashtu, këshilli kërkon që të mos bëhet identifikimi i viktimave në media, përveçse në rastet kur është e domosdoshme për interesin publik.

“Publikimi i pamjeve të kufomave, trupave të plagosur apo skenave me gjak duhet të shmanget, dhe kur është e pashmangshme, duhet të vendoset një paralajmërim për përmbajtjen e ndjeshme,” theksohet më tej në komunikatë.

KMSHK i bën thirrje gazetarëve dhe redaksive që të zbatojnë standardet etike dhe të shmangin sensacionalizmin në raportime që prekin ndjeshmërinë e publikut dhe familjarëve të viktimave.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit