3.9 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

James Rubin hap dëshminë e mbrojtjes për ish-pjesëtarët e UÇK-së në Hagë

Duhet ti lexosh

James Rubin, i cili gjatë luftës në Kosovë ishte ndihmëssekretar amerikan i Shtetit, pritet të nis sot dëshminë e tij në mbrojtje të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ai tashmë ka mbrritur në objektin e Gjykatës Speciale.

Seanca në Dhomat e Specializuara të Kosovës – me seli në Hagë të Holandës – ka nisur në orën 9:00, ndërkaq për publikun transmetohet me 45 minuta vonesë në faqen zyrtare të gjykatës.

Ky është dëshmitari i parë i mbrojtjes së Thaçit e cila ka paraparë që në gjykatore t’i sjell rreth 11 dëshmitarë.

Më pas, procesi gjyqësor do të vazhdojë me dëshmitarët e thirrur nga mbrojtja e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi./FO

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit