Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Mosha e Tretë

Intervistë me bëmirësin, afaristin e atdhetarin, z. Rrustem Aliaj, që jeton e vepron në Zvicër

by administrator
13:11 03/11/24
in Mosha e Tretë
Intervistë me bëmirësin, afaristin e atdhetarin, z. Rrustem Aliaj, që jeton e vepron në Zvicër
0
SHARES
519
VIEWS
Share on Facebook
Mërgata duhet të përfshihet më shumë në vendimmarrje në parlamentet e shteteve shqiptare

„Duke qenë në mërgim dhe duke përjetuar vet njeriun që nuk ka pasur asgjë, jam krenar dhe i lumtur që brenda mundësive kam ndihmuar njerëzit e mi. Kam ndihmuar sidomos sportin dhe rininë tonë të mrekullueshme dhe vazhdoj edhe më tutje që ta ndihmoj“, na tha ndër të tjera, z.Aliaj.

Data e lindjes, vendi, shkollimi?

Jam lindur më 04.03.1953 në Maçitevë të Suharekës. Kam kryer shkollën e lartë për menaxhment.

Na flisni pak për motivin dhe arsyet që ju shtynë të linit vendlindjen për të ardhur këtu?

E lash Kosovën shumë i ri, ngase filloi një shtypje e madhe nga regjimi serb, ndaj erdha në Zvicër. Punova si shumë shqiptarë tjerë e pastaj themelova kompaninë “Malësia Reissen” që edhe tani punojë me gjithë anëtarët e familjes.

Me çfarë vështirësish jeni përballur në vitin e parë si mërgimtar?

Vështirësitë nga më të ndryshmet si shumë të tjerë. Gjuha, ambienti e vendosja. Mërgimi nuk është mjaltë siç mendojnë disa.

Cila ka qenë puna e parë që keni arritur t’a gjenit në mërgim?

Me gjithçka që mu ka ofruar sepse kur vjen në fillim ju nuk mund të zgjedhësh punën që do ta bëje me andje, por çka do që të ofrohet duhet të ia nisesh.

Për çka ju merr malli më së shumti nga të gjitha ato që keni lënë në atdhe?

Kur je në mërgim të merrë malli për të gjitha që ke lënë në atdhe, madje edhe për siç thuhet edhe për therrat skaj rrugës së fshatit e mos të flasim për njerëzit tënd. Ende ëndrrat i shoh në Kosovë.

Diaspora shqiptare ka dëshmuar që di dhe mundet të organizohet në mbështetje të interesave kombëtare. Sipas jush, cili është niveli i organizimit të saj sot dhe çfarë potenciali kontribues përfaqëson diaspora jonë në ditët e sotme?

Mërgata shqiptare është mjaft mirë e organizuar mbse jo në masë e dëshiruar, por ka një organizim të mirëfilltë e sidomos kur janë pyetje çështjet kombëtare gjë që e ka dëshmuar dhe lufta e fundit për çlirimin e Kosovës.

Si e kaloni kohën e lirë kur nuk jeni në punë?

Zakonisht shëtis në natyrë sepse e admiroj natyrën e sidomos pjesën malore.

Sa mendoni që ka arritur të integrohet gjenerata e re e diasporës shqiptare në shtetin ku ju jetoni e veproni?

Me plotë bindje mund të them se të rinjtë tanë janë integruar jashtëzakonisht mirë, madje shumë prej tyre kanë marrë rol udhëheqës nëpër ndërmarrje të ndryshme e besa edhe në institucionet shtetërore.

Sipas mendimit tuaj, për çfarë mbështetje konkrete të shteteve shqiptare ka nevojë urgjente diaspora shqiptare?

Që mërgata jonë duhet të përfshihet më shumë në vendimmarrje në parlamentet e shteteve shqiptare dhe mërgata të shihet jo vetëm si bankë apo njerëzit që vetëm sjellën para dhe asgjë më shumë.

Cili është kapitali juaj shpirtëror, të cilin keni arritur ta krijoni dhe me të cilin ndjeheni krenar?

Duke qenë në mërgim dhe duke përjetuar vet njeriun që nuk ka pasur asgjë, jam krenar dhe i lumtur që brenda mundësive kam ndihmuar njerëzit e mi. Kam ndihmuar sidomos sportin dhe rininë tonë të mrekullueshme dhe vazhdojë edhe më tutje që ta ndihmoj.

A keni bërë plane se ku ti kaloni vitet pas pensionimit?

Për fat të mirë, vitet janë numra, ndërsa unë jam mirë me shëndet dhe jam aktiv ende, se ku do ta kaloj kohën e pleqërisë mbase ende nuk e kam menduar një gjë të tillë.

Cila është porosia juaj për gjeneratën e re të komunitetit shqiptar që po rritet në diasporë?

Një gjë u them që sa më shumë të përfitojnë nga përvoja që marrin në këto shtete, të shkollohen e bëhen njerëz të vyeshëm, për atë vend dhe për atdhe dhe kurë të mos harrojnë prej nga ku kanë ardhur por me dinjitet e krenari të i ruajnë rrënjë e tyre.

I keni thënë vetes, ‘pse kam ardhur në mërgim’?

Në kohën kur unë kam ardhur, mbase nuk kishte rrugë tjetër, por tash kur është hapur perspektiva, nuk do të duhej të lënë vendin e tyre.

Mendoni se ju kanë shkuar shumë vite, duke menduar se një ditë do të ktheheni në atdhe?

Të gjithë ne jo vetëm unë e kemi menduar se ardhje të përkohshme dhe  kemi menduar se një ditë do të kthehemi, por vitet kalojnë dhe gjithnjë e më shumë ngulitemi këtu ku jemi, sepse krijojmë rreth, puna e shumë tjera.

Çka kujtoni më së shumti nga atdheu?

Kujtoj fëmijërinë jo aq të lumtur, shokët e miqtë që i kam lënë, miqtë dhe në përgjithësi vendlindjen.

Si ishte jeta e mërgimit më herët dhe si është sot, apo cila periudhë për ju është më e mirë, ajo më e hershmja, apo kjo e sotmja?

Koha e mëparëshme ishte më e vështirë por mërgim të mirë nuk ka sepse jeta ne vend të huaj për secilin është e rëndë. Pra mërgimi për çdo popull është një plagë.

Çka nuk i falni vetes?

Nuk pendohem për asgjë sepse rrethanat ishin të tilla, por nganjëherë mendojë e them me vehte apo bëjë sa duhet për atdheun dhe njerëzit e mi sa duhet. Kurrë nuk me duket mjaft.

Gjatë gjithë kësaj kohe sa keni në mërgim, keni fituar më shumë apo keni humbur?

Nuk është se kam humbur apo fituar. Kam më shumë para, por kam më shumë mall për vendim dhe njerëzit e mi.

Mendoni se edhe në të ardhmen, gjeneratat e reja që jetojnë e veprojnë në Zvicër, nuk do ta harrojnë gjuhën shqipe?

Integrimi i të rinjve në shoqërinë e shteteve ku janë vendosur, e pamundëson në masë të madhe ruajtjen e gjuhës, por prindërit dhe shoqëria duhet të kujdeset më shumë për këtë.

Sikurse të ishte e mundur që të vinit edhe njëherë prej fillimit në mërgim, çka do të kishit bërë në ditën e parë?

Ardhja për herë të parë ka sfidat dhe rrethanat e kohës, prandaj është e vështirë të përcaktohet diçka e till.

Për fund të kësaj interviste, ku kishit dashur të pinit pikën e fundit të ujit të kësaj bote?

Kjo s`do mend, jo vetëm unë por të gjithë njerëzit në mërgatë do të dëshironin të pinën ujin e fundit në vendlindje edhe në vendlindje të i mbyllnin sytë aty ku i kanë të parët e tyre.  / Dashnim HEBIBI

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh