BallinaDiasporaNë rënie numri i maturantëve, emigracioni dhe lindjet ndikojnë arsimin

Në rënie numri i maturantëve, emigracioni dhe lindjet ndikojnë arsimin

-

Rreth 26 mijë e 500 maturantë në të gjithë vendin po përgatiten për provimet e Maturës Shtetërore këtë vit, duke shënuar një rënie krahasuar me vitet e mëparshme.

Në vitin 2024 ishin rreth 28 mijë maturantë, në 2025 rreth 27 mijë, ndërsa këtë vit numri ka rënë në 26 500.

Emigracioni dhe rënia e lindjeve po ndikojnë drejtpërdrejt në tkurrjen e brezit të ri dhe në boshatisjen graduale të shkollave.

Provimet do të nisin më 2 qershor me gjuhën e huaj, do të vijojnë më 9 qershor me gjuhë shqipe dhe letërsi, më 16 qershor me matematikë dhe do të përfundojnë më 23 qershor me lëndën me zgjedhje.

Autoritetet theksojnë se janë marrë masa për të garantuar një proces të rregullt, ndërsa çdo shkelje, si përdorimi i celularit gjatë provimit, do të sjellë përjashtim të menjëhershëm, transmeton euronewsal.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Konsullatën e Kosovës në Cyrih promovohet libri autobiografik “Për Kosovën...

0
Dëshmi për sakrificën, qëndresën dhe rrugëtimin historik drejt lirisë së Kosovës Më 15 nëntor 2026, në kuadër të aktiviteteve kushtuar Nëntorit të Flamurit, në ambientet...