Neroazzurët triumfuan në ndeshjen e parë çerekfinale në Munich duke bërë hap para drejt gjysmëfinales. Lautaro Martinez shënoi një gol të bukur, derisa Davide Frattesi realizoi të dytin. Për vendasit golin e vetëm e ka shënuar Thomas Muller. E pikërisht te skuadra mysafire më të mirët në ndeshje ishin kapiteni Lautaro Martinez 8,1 dhe portieri Yann Sommer 8,2. Me paraqitje të mirë u dalluan edhe Alessandro Bastoni dhe Hakan Calhanoglu. Te vendasit më i miri ishte Konard Laimer 8,2, derisa paraqitje të mirë pati edhe Michael Olise 7,7, njofton telegrafi.