1.3 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Hasani me homologen e Suedisë: Shqipëria e vendosur për të përmbushur procesin gjithëpërfshirës drejt BE

Duhet ti lexosh

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani ka mirëpritur sot në Tiranë Ministren për Çështjet Evropiane të Suedisë, Jessica Rosencrantz.

Gjatë takimit, të dyja palët kanë theksuar bashkëpunimin dhe lidhjet e frytshme mes Shqipërisë dhe Suedisë, si dhe kanë nënvizuar angazhimin e përbashkët për të ruajtur dhe forcuar vlerat demokratike, paqen dhe sigurinë në Evropë.

Ministri ka gjetur rastin të shprehë mirënjohjen e Shqipërisë ndaj autoriteteve suedeze për përkrahjen dhe ndihmën e fuqishme përgjatë viteve për integrimin e Shqipërisë në BE.

Suedia ka qenë përherë një mbështetëse e pandalshme ndaj Shqipërisë për reformat institucionale, demokratizimin, mirëqeverisjen dhe asistencën teknike gjatë rrugëtimit tonë evropian.” – cilëson ai.

Ndër të tjera në takimin me Ministren për Çështjet Evropiane të Suedisë, Hasani ka nënvizuar edhe vendosmërinë e Shqipërisë në përmbushjen e procesit të reformave gjithëpërfshirëse dhe transformuese për t’u përafruar në kohën e duhur me standardet evropiane, si dhe rolin e saj si kontribuuese e rregullt në bashkëpunimin, stabilitetin dhe kohezionin e rajonit tonë, njofton rtsh.

 

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit