Sunderland ka njoftuar zyrtarisht transferimin e mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka nga Bayer Leverkusen. Xhaka është rikthyer në Ligën Premier, pas dy viteve të kaluara në kampionatin gjerman, Bundesliga.
Megjithatë, mesfushori shqiptar kësaj radhe nuk do të luajë te Arsenali, por te ekipi i sapo-inkuadruar në Ligën Premier, Sunderland.
Është vet Sunderland që ka njoftuar kompletimin e transferimit të Xhakës nga Leverkusen. “Sunderland AFC ka kënaqësinë të njoftojë nënshkrimin e Granit Xhakës, i cili vjen me një kontratë tre-vjeçare nga Bayer 04 Leverkusen!”, thuhet në njoftim. Transferimi i Xhakës thuhet se i ka kushtuar klubit anglez 15 milionë euro plus 5 milionë euro tjera bonuse, transmeton telegrafi.