Kryetar Nderi i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Zvicrën Qëndrore, z.Florim Useini po qëndron me punë në Dubai. Ai atje është me veprimtarin Afrim Memeti dhe disa miq të tjerë italian. Siç mëson helveticALforum nga z.Useini, ai do ti ketë disa takime të rëndësishme në këtë kryeqendër të botës për ekonomi. Dihet se Dubai është sot një qytet që ka tërhequr vëmendjen e njerëzve nga e gjithë bota. Me zhvillimin e madh të ekonomisë. Fjalë të mira edhe ate publike na përcolli nga Dubai, ku po e lexon herë pas here edhe platformën tonë.
Ja se çka shkruan, z.Useini:
“Pas disa takimeve gjatë një pushimi për kafe, duke lexuar informacionet e ditës nga Helveticalforum të Dr. Dashnim Hebibi, që me shumë intensivitet pasuron platformën dhe kemi fatin që edhe nga Dubai edhe çdo vend tjetër ta ndjekim lajmin.
Njëkohësisht ndoshta do i sygjeroja, që edhe Dubai ka nevojë për një platformë si Helveticalforum, sepse më duket që jam në Luzern, si po duket edhe në Dubai shqiptarët janë në shumë vende përgjegjëse, që i përgëzoj. Me Helveticalforum në çdo vend, në çdo kohë, për shumë lajme”.

E falënderojmë shumë dhe urojmë që të realizoj të gjitha planet e planifikuara. Z. Florim Useini njihet edhe si veprimtar i madh dhe unifikues.
helveticALforum