Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Florim Jahiu – pionieri i hip-hopit shqiptar që krijoi kulturë pa bërë zhurmë

by administrator
10:47 05/07/25
in Aktualiteti, Rinia Shqiptare e Diasporës
Florim Jahiu – pionieri i hip-hopit shqiptar që krijoi kulturë pa bërë zhurmë
0
SHARES
62
VIEWS
Share on Facebook

Intervistoi: Dashnim HEBIBI, Solothurn

„Edhe pse rriteshim larg atdheut ne nuk largoheshim nga gjuha e ëmbël shqipe. Këndonim shqip e tek tuk ndoj fjalë gjermanisht, që ishin rrezet e para të muzikës diçka ndryshe nga ajo që ishte tek ne shqiptarët“, na tha ndër të tjera z.Jahiu.

Nga një djalosh me ëndrra në dekadat kur hip-hop-i mezi dëgjohej në trojet shqiptare, në një artist të heshtur, por me ndikim të madh pas skenës – Florim Jahiu ka jetuar për muzikën dhe për dashurinë ndaj saj. Para 30 vjetësh, kur ritmet e Amerikës depërtonin ngadalë në Kosovë, Maqedoni e në Luginë të Preshevës, ishte pikërisht Florimi ai që i njihte dhe i përcillte emrat e mëdhenj të hip-hop-it amerikan.

Në ato kohë, veshja e tij si e këngëtarëve të huaj, sjellja ndryshe, stili unik – bënin që të dukej i çuditshëm, por edhe i veçantë. Me një ton të butë, kulturë të dëgjimit dhe gjithmonë i buzëqeshur, Florimi ishte dhe mbeti një figurë e dashur dhe e respektuar në rrethin e tij.

Nuk ishte i zhurmës, por i përkushtimit. Asnjëherë nuk kërkoi të jetë në qendër të vëmendjes, megjithatë i dha jetën muzikës – në mënyrë të heshtur, por me shumë pasion dhe investim. Në kohë kur ky zhanër nuk pranohej sa duhet, ai vazhdoi të krijonte, të vallëzonte, të kompozonte, duke mbajtur gjallë frymën urbane shqiptare bashkë me vëllanë Burimin dhe shokët si Orhani e të tjerë.

Pa menaxhim, pa mbështetje të madhe familjare – por me një dashuri të pastër për artin. Vallëzimi i tyre që sfidonte gravitetin e tokës, performancat nëpër Zvicër, Gjermani, Belgjikë e SHBA, ishin pararojë e një kulture që më vonë do të përqafohej nga breza të tërë.

Për Florimin janë thënë pak gjëra, por është koha të dëgjohet zëri i tij. Në diskotekën e re “La Nuit” në Wohlen, ku takuam DJ Dasulin pas shumë vitesh, ramë dakord për një intervistë ndryshe – që do të pasqyrojë jo vetëm rrugëtimin artistik, por edhe shpirtin e tij të vërtetë.

Florim, të falënderoj për kohën që ndave për këtë bisedë. Le të nisim nga fillimi. A të kujtohet kur ke filluar të merresh me muzikë dhe vallëzim?

Shumë faleminderit që po më jepni mundësi dhe ju uroj punë të mbarë. Ishin kohëra jo të mira të asaj kohe për llojin e muzikës që ne e filluam. E filluam në vitin 1994 me vallëzim, me muzikë vitin 2002.

E dimë që nuk e ke pasur gjithmonë përkrahjen. Po të kishe pasur më shumë mbështetje, ku mendon se do të ishe sot?

Keni të drejtë. Paramendoni vitin 1994. ishte një gjendje e rëndë edhe politike e asaj kohe, por edhe mosha e re. Sikur të kisha pasur përkrahjen do të ishte ndryshe. Sot do të isha producenti më i madh shqiptar, edhe në Zvicër edhe në Gjermani. Këtë e them pa modesti se vërtetë ishim shumë të fortë dhe punonim shumë. Kishim shumë përkrahës, por mungonin kushtet financiare që të krijojmë.

Cila ka qenë kënga jote më e dashur që ke vallëzuar me grupin?

Shqip Squad Music – ku do që shkonim. Ishim si yje që priteshim nga publiku si mbretër.

Si quhej grupi juaj që vallëzonit së bashku?

Shqip Squad. Edhe pse rriteshim larg atdheut ne nuk largoheshim nga gjuha e ëmbël shqipe. Këndonim shqip e tek tuk ndoj fjalë gjermanisht, që ishin rrezet e para të muzikës diçka ndryshe nga ajo që ishte tek ne shqiptarët.

A keni marrë pjesë në gara për vallëzim? A keni fituar ndonjë çmim?

Po, në Zvicër, Gjermani, Suedi edhe Itali. Po, në vitin 2000 edhe 2001 në Zvicër, u shpallëm më të mirët në Zvicër. Ne nuk dinim të garonim sepse kishte gara nëpër shtete të ndryshme të evropës e botës, por nuk kishim ndoj menaxher, apo edhe financa, se për të shkuar duhej të kemi. Ne nuk kishim mundësi. Më dhimbset ajo kohë. Sikur të ishte sikur sot, uaaaa, nuk kam koment se ku do të ishim.

Sa këngë ke kompozuar deri tani?

50 këngë, derisa të arrij 1 milion klikime në YouTube. Kurrë nuk kam shikuar kilikimet, por vetëm punën. Për mua arti i muzikës është si oksigjeni që mar. E kuptoj çdo zë dhe aty ku nuk është mirë, dua ta shëroj që dëgjuesi ta pranoj mirë.

Me cilët këngëtarë ke bashkëpunuar? Në veçanti me OrhanG – cila këngë që keni realizuar bashkë është më e veçanta për ty?

Dridhe trupin, Kce Kce Kce, The Big Baba Chef, Baby Love, Ama buzën, edhe Më mfal nonë.

Në sa diskoteka ke punuar si DJ?

Rinora, Boleros, Insomnia, Passion edhe diskoteka zvicerane. Kam pasur oferta të shumta edhe nëpër diskotekat më të njohura. Sot do të isha në SHBA dhe do të ishte e vështirë të kontaktojnë me mua nga puna e madhe sepse ne ishim vërtetë si një fabrikë e muzikës, që qëndisnim këngë të mira.

A ke ndonjë projekt personal në punë? Dihet që je shumë modest…

Po, kam një projekt – dita-ditës, sa më shpejt. Nuk dua të flas. Ka kaluar edhe koha, sepse kam disa vite mbi supe, por jam po ai për muzikën.

Me cilin këngëtar apo këngëtare do të dëshiroje të realizosh një bashkëpunim?

Dafina Zeqiri apo Elvana Gjata. Kam bashkëpunuar me shumë artistë, por që vërtetë janë shumë të mirë i përmenda më herët.

Si e sheh muzikën sot, krahasuar me kohën kur ke filluar?

1990 deri 2000 ka pas muzikë të fortë. Sot nuk ka muzikë të mirë – veç për klikime në YouTube, TikTok, Facebook apo Instagram. Këngë për një javë apo një muaj dhe harrohet. Nuk krijohet kënga brenda ditës dhe me dy fjalë. Duhet të ketë mesazh dhe ngjyra të forta muzikore që të zgjon nga gjumi edhe atëhere kur të mbyllen sytë ose kur të flenë shpirti. Muzika është jetë!

Me cilët këngëtarë e këngëtare ke punuar deri më sot?

Orhan G, Mentor Kurishi, Valbona Spahiu, Bekim Kumanova, Xhema me këngën: Ti je sexy, Remy edhe shumë underground rap pa emër. Nuk kanë shumë rëndësi emrat sa kanë rëndësi puna që kam bërë.

Florim, të urojmë suksese dhe pushime të mbara!

Edhe njëhere ju falënderoj ty dhe sam24.info dhe më kujtohet që je i pari nga mediat tona që na ke përkrahur që në ato kohëra të vështira ku kemi edhe disa tekste që na ke shkruar. Edhe juve pushime të mira dhe gjithë mërgatës rrugë të mbarë dhe kalofshi mirë. Dëgjoni muzikë dhe sa më pak debate politike.

SAM24.info

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh