Nga Dashnim HEBIBI
Një arritje e jashtëzakonshme akademike për Flakë Hazirin, e cila ka përfunduar me sukses studimet master në Statistikë & Data dhe Shkenca Politike në njërin nga universitetet më prestigjioze të Evropës – Universitetin e Cyrihut.
Flakë Haziri, e cila hyri në universitet si studente e re dhe e përkushtuar, arriti që gjatë viteve të studimit të angazhohet edhe si asistente në lëndët statistikore, duke dëshmuar përgatitje të thellë, përgjegjësi dhe lidership në ambientin akademik. Ajo u bë një shembull për bashkëstudentët dhe një krenari për komunitetin tonë.

Me rastin e kësaj arritjeje të madhe, babai i saj që njihet edhe si veprimtar i kauzës sonë kombëtare, z. Faton Haziri ka ndarë emocionet me këto fjalë prekëse:
„Urime Flakë! Jemi jashtzakonisht krenarë për sukseset e tua të një pas njëshme, karakterin tënd të fortë dhe vullnetin që ke për të arritur çdo gjë që synon!
Kjo diplomë është më shumë se një sukses personal – është një simbol i fuqisë së vullnetit, i përkrahjes familjare dhe i besimit se çdo sfidë mund të kapërcehet me punë të ndershme dhe dashuri për dijen.
Së shpejti do të zhvillohet një intervistë me Flakë Haziri.
Znjsh. Haziri është dhe mbetet një frymëzim i vërtetë për gjeneratat e reja që po rriten në Zvicër dhe gjithandej botës ku jetojnë shqiptarët. Ajo dëshmon se me punë, përkushtim dhe këmbëngulje, sukseset janë të arritshme.
Për ne, mërgimtarët, kjo është një arritje e jashtëzakonshme – të shohim rininë tonë duke shkëlqyer edhe në fushën e shkencës, në universitetet më të njohura të Evropës dhe botës./SAM24.info