Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka kënaqësinë t’ju ftojë në shfaqjen ekskluzive të filmit “PASAPORTA”, një dramë e fuqishme dhe emocionuese nga regjisori i njohur Eduart Grishaj.
Filmi, i bazuar në histori të vërteta, trajton temën e emigracionit të paligjshëm përmes historisë së dy të rinjve që ëndërrojnë një jetë më të mirë, por përballen me rreziqe dhe pasoja tragjike. “Pasaporta” është një reflektim i fuqishëm mbi realitetin e emigracionit dhe një thirrje për zgjedhje të mençura.
KU dhe KUR?
Basel më 8 shkurt
Gjenevë më 9 shkurt
Cyrih më 10 shkurt
Lozanë më 11 shkurt
Bernë më 12 shkurt
Gjuha: Shqip, me titra në anglisht
Bileta & Informacion: Biletat mund të blihen online ➔ https://eventa.al/ ose direkt në kinema ditën e shfaqjes. Regjisori Eduart Grishaj do të jetë i pranishëm për të bashkëbiseduar me të gjithë të interesuarit pas shfaqjes së filmit. Një mundësi unike për të njohur dhe përjetuar kinemanë shqiptare në Zvicër! Mos e humbisni!
Trailer
https://www.youtube.com/watch?v=NdF-o2ECRSg