Nga Shefqet CAKOLLI, President i S.H.K.A “Dardania” në Winterthur
Winterthur, 24 shtator – Në Zvicër kanë nisur përgatitjet për një ngjarje madhore kulturore me karakter ndërkombëtar – “Diaspora Fest 2026”, festivali i mërgatës shqiptare, i cili do të mbahetmë 31 janar dhe 01 shkurt 2026 duke nisë nga Engelburg të St. Gallenit, dhe do jetë lëvizës nëpër kantonet e ndryshme të Zvicrës.
Nën drejtimin e drejtori të festivalit, z. Shefqet Cakolli, njëkohësisht kryetar i Shoqërisë Kulturore-Artistike “Dardania” në Winterthur, ka prezantuar para dy kryesive dhe dy bashkëorganizatorëve një plan të detajuar lidhur me vizionin, synimet dhe përgatitjet konkrete për këtë aktivitet të rëndësishëm.
Në bashkëpunim me kryetarin e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Iliria” në St. Gallen, z. Nagip Memeti, u vendos që të mbahet një takim i përbashkët i kryesive, ku u diskutuan në mënyrë të hollësishme planet, projektet dhe detyrat organizative për realizimin sa më dinjitoz të festivalit.
Përkushtimi i dy kryesive dhe shpjegimet e detajuara të drejtorit të festivalit bënë që shumë çështje të marrin formë konkrete. U vendos që shpërndarja e ftesave të mbyllet në fund të shtatorit, ndërsa deri në fund të nëntorit të lihet një afat shtesë për dorëzimin e formularëve të regjistrimit me të dhënat e plota të ansambleve dhe grupeve pjesëmarrëse.
Pjesëmarrje kombëtare e ndërkombëtare
Interesimi për festivalin ishte shumë i madh, dhe deri më tani janë paraqitur këto ansamble e grupe kulturore, por edhe këngëtar e këngëtare si individ, në mbështetje të festivalit:
– Nga Shqipëria, rreth 15 ansamble e grupe muzikore;
– Nga Kosova, më shumë se 15 ansamble e grupe;
– Nga Maqedonia e Veriut, disa ansamble të rëndësishme;
– Nga Italia, grupe arbëreshe dhe italiane;
– Nga Turqia, rreth 10 ansamble, mes tyre turke dhe me prejardhje shqiptare;
– Nga Greqia, përfshirë arvanitasit dhe disa grupe greke;
– Nga Gjermania, kryesisht ansamble shqiptare;
– Nga Austria, me pjesëmarrje më modeste por të konfirmuar;
– Nga Zvicra, mbi 20 ansamble e grupe të ndryshme, përfëshirë këtu edhe ftesat zyrtare;
Vlerësimi dhe përzgjedhja artistike
Përzgjedhja e ansambleve do të bëhet nëndrejtimin e drejtorit të festivalit dhe në bashkëpunim të Këshillit Artistik, por kryesisht në bashkëpunim dhe në këshillim të emrave të njohur të fushës kulturore e artistike si: Prof. Sami Piraj, muzikolog, Prof. Dilever Kryeziu, etnokoreolog dhe koreograf, dhe Gëzim Alimehmeti, drejtor i FIDAF- it për Shqipërinë në Tiranë, si dhe ekspertë e bashkëpunëtorë të tjerë, nga trojet tona, dhe që kanë përvoja më të gjata në festivale, si kjo që po pregaditet për vitin që po vjen.
Mbështetja nanciare dhe institucionale
Në takim u diskutua edhe për buxhetin dhe format e mbështetjes financiare, edhe përkundër vështirësimeve që paraqiten shpesh në evinimente të tilla të cilat kanë kosto të larta. Kështu që për sponsorizimet dhe sjelljen e tyre, do të kujdeset kryesisht SH.K.SH. “Iliria”, ndërsa për pjesën artistike, përzgjedhjen dhe organizimin e festivalit, do të jetë përgjegjëse SH.K.A. “Dardania”, gjithmonë në koordinim të plotë e bashkëpunim të ndërsjellë. Përveç mbështetjes nga bizneset e mërgatës, që do të pasojnë në vijim, drejtori i festivalit ka adresuar një kërkesë zyrtare edhe pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Republikës së Kosovës, për përkrahje institucionale të këtij festivali. Deri më tani nuk është dhënë një përgjigje, megjithatë pritshmëritë janë që kjo nismë të mbështetet, duke marrë parasysh rëndësinë e veçantë që ka ky festival për ruajtjen dhe promovimin e kulturës shqiptare në mërgatë.
Ndarja e detyrave dhe obligimeve të festivalit
Nga spjegimi eksakt i projektit nga ana e drejtorit të festivalit, dhe nga përvojat e kahmotëshme të shumë vizitave të festivaleve, u caktuan edhe grupet punuese, ku do ta menagjojnë kryejnë me vullnet, obligimet dhe detyrat e marrura, së bashku ndarë në mënyrë të barabartë dhe duke i patur edhe disa sqarime dhe pyetje të anëtarëve të kryesive, që organizimi të dalin sa më mirë dhe sa më i organizuar, edhe pse kjo është hera e parë e një organizimi të til ̈ë në këto përpasa, dhe përfëshirje kaq të madhe të pjesëmarrjes së mërgatëa sonë. Këtu përfëshihen sistemim i tyre, renditja e paraqitjeve, kujdestarit dhe shërbimet tjera të nevojshme për festivalin e lartëcekurë.
Një ngjarje unike për mërgatën
“Diaspora Fest” pritet të bëhet një tribunë e madhe kulturore, ku tradita, vallja dhe kënga shqiptare do të ndërthuren me kulturat mike të vendeve pjesëmarrëse. Ky festival nuk është vetëm një garë artistike, por edhe një urë e fuqishme bashkëpunimi mes diasporës së shumë pritur dhe vendlindjes, e cila kësaj here do të prezentohen nga Shqipëria, Kosova dhe maqedonia Veriore me nga një ansambël për shumë arësye, sepse festivali ka qëllimin dhe synimin, të promovoj vlerat e saja përmes këngës, valles, veshjeve kombëtare dhe veglave muzikore autoktone të sjellura nga vendlindja dhe ruajtur me fanatizëm edhe këtu në mërgatë.