Edicioni i gjashtë do të mbahet nga 10 deri më 14 shtator 2025, në Bernë.
Përveç filmave nga Kosova, Portugalia (si shtet mysafir i këtij edicioni) dhe diaspora, festivali do të ofrojë edhe shfaqje speciale, diskutime, ekspozita arti, koncert. Festivali ofron një hapësirë e veçantë për dialog, reflektim dhe frymëzim.

Më shumë informacion rreth orarit të shfaqjeve në: www.kinokosova.com
Njofton Ambasada e Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës