Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Era e ndryshimeve po fryen në këtë kontinent

by administrator
20:03 29/01/25
in Atdheu në objektiv
Era e ndryshimeve po fryen në këtë kontinent
0
SHARES
12
VIEWS
Share on Facebook
/ Nga Shaip KAMBERI / 
Flijimi i Vuçeviqit, duke dhënë dorëheqje nga posti i kryeministrit të Serbisë, nuk solli ndërprerjen e protestave studentore siç priste Vuçiq. Gjatë ditës dhe mbrëmjs së djeshme, sikurse edhe sot, studentë dhe qyetarë tjerë, nëpër shume qendra të Serbisë, vazhduan protestat kundër Vuçiqit dhe partisë së tij SNS.
Pas dorëheqjes së Vuçeviq, presidenti i Serbisë ka të drejtën e propozimit të mandatarit për krijimin e qeverisë së re, në afatin prej 10 ditësh (siç e paralajmëroi në konderencën e mbrëmshme) ndërsa qeveria e re, sipas Kushtetutës, duhet të zgjidhet në afatin prej 30 ditësh nga dita e konstatimit të dorëheqjes së qeverisë aktuale.
Në këtë rast Vuçiq, ka dy mundësi: të propozojë një mandatar nga radhët e partisë së tij, me partnerët aktual (SNS, SPS, pensionistët, hungarezët dhe boshnjakët e Zukorliqit e Laiqit) duke u munduar që në këtë përbërje të fusë edhe dikend nga opozita aktuale, që me shumë gjasë do të shkaktonte revoltë edhe më të madhe të studentët dhe gjithë protestuesit tjerë.
Ose të pranojë opsionin tjetër që i mbetet, të pranojë kushtet e potestuesve dhe të krijojë “qeverinë kalimtare”, me detyrë për përgatitjen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet, por, fillimisht duke ndryshuar legjislacioni zgjedhor.
Këtë opsion Vuçiq, në paraqitjen e mbrëmshme, e kosideroi të papranueshëm: “duhet të më vrisni për ta realizuar” ishte mesazhi i tij për studentët dhe opozitën, të cliënt i akuzoi për seperatozëm në Vojvodinë dhe anarkizëm.
Akoma arrogant në paraqitje dhe në shprehje, Vuçiq, si një autokrat, po vlerëson opsionet e pakta që ka në disponim për të përballur me gjendjen e rëndë aktuale, të cilën edhe vet e cilësoi “dramatike” duke pranuar se gjendet në “knockdown” të cilit po i “gëzohen shqiptarët e kroatët”.
Vuçiq, siç edhe po e shprehë hapur, preferons zgjedhje në nivel lokal dhe parlamentar. Zgjedhje me kushtet e njëta të cilat ia kanë lehtësuar atij vjedhjet masive të votave, për një pushtet të pakontrolluar. Preferenca e tij është kundërshtuar nga nhe pjesë e opozitës si e papranueshme.
Nëse nuk do të arrijë ta thyej rezistencën e protestuesve, atij i mbetet opsioni i dorëheqjes së vet si president i vendit, për të ndikuar zgjedhjet e parakohshme në të gjitha niveet, por, kjo, me siguri, do ta çonte situatën në kufijtë e dramatikes.
“Era e ndryshimeve po fryen në këtë kontinent” në një fjalim para parlamentit të Afrikës së Jugut, vend ky në të cilin partia e të bardhëve në pushtet kishte krijuar aparthejdin si simbol të sundimit, kishte deklaruar më 3 shkurt 1960, kryeministri i atëhershëm britanik, Harold Makmillan.
“Era e ndryshimeve” po fryen edhe në Serbi.
Ndërsa Vuçiq akoma nuk tregohet i gatshëm për kompromise, bashkangjitja e shtresave të ndryshme të shoqërisë studentëve dhe kauzës së tyre për të sjellë para drejtësisë fajtorët e tragjedisë në Novi Sad, po bëhet gjithnjë edhe më e madhe. Edhe pse është heret të flitet për epokën post-Vuçiq, mbetet të shihet rezultatati i ndryshimeve që pritet të sjellë vala e protestave disamujore.
Që prej Millosheviqit deri te Vuçiqi, Serbia, ka provuar opsione të ndryshme politike, ama, asnjëherë nuk i ka dhënë mundësi asaj që njihet si “Serbia tjetër”. Një opsion qytetar, që nuk eksporton kriza te fqinjët, që hjek dorë nga ambiciet hegjemoniste dhe ekspansioniste të këtij shteti që vetvetes nuk ia njeh kufijtë.
Një opsion që hjek dorë nga projekti destruktiv “Bota serbe”; i aftë dhe i gatshëm për tu përballur me të kaluarën e vet të dhunshme: pranimin e krimeve të luftës dhe gjenocidit; që njeh realitetet e krijuara në rajon veçmas në Kosovë.
Një Serbi tjetër, natyrisht duhet të dëshmojë qasje krejtësisht tjetër, progresive ndaj pakicave. Lugina e Preshevës dhe shqiptarët që, për dekada, janë në thumb të qeverive të këtij vendi, do të jenë test i rëndësishëm i ndryshimeve eventuale në këtë shtet. Nëse ndodh kjo, mundësia e ndërtimit të paqes së qëndrueshme në Ballkan do të rritet. Në të kundërtën, Serbia do të vazhdojë me eksportimin e krizave dhe sfidave të sigurisë në këtë rajon.
Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh