Luzern, 10 korrik 2025 – Ensar Huruglica, futbollisti i ri me rrënjë nga Gjilani dhe me banim në Zvicër, ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierën e tij sportive duke u transferuar te klubi zviceran FC Baden 1897. Pas një rruge të suksesshme që përfshiu ekipe si SC Kriens, FC Emmenbrücke dhe së fundi FC Drita në Kosovë – ku u shpall edhe kampion – Ensari kthehet në Zvicër për të vazhduar rrugën e rritjes në futbollin evropian.

Ensari është djali i veprimtarit të njohur Selami Huruglica, një atdhetar i palodhur dhe figurë e respektuar në diasporë. Lajmin për transferimin e tij e konfirmoi për SAM24.info miku i familjes, z. Fadil Asani, një veprimtar dhe bamirës i njohur që ka qenë përkrah familjes Huruglica në rrugëtimin e tyre shumëvjeçar për çështje kombëtare dhe shoqërore.
“Ensari është punëtor, i përkushtuar dhe i qetë – me pak fjalë dhe shumë vepra. Ai ka një rrugë të ndërtuar me mund, jo me fjalë. Jemi krenarë për të dhe presim që ta shohim gjithnjë më lart,” – tha z. Asani për redaksinë tonë.

Në Zvicër, në qytetin Öigen ku jeton me familjen, Ensari është rritur mes frymës së dashurisë për atdheun dhe sportin. Me këtë transferim, ai nuk vetëm që e nis një faqe të re në karrierën e tij, por shndërrohet në një shembull frymëzimi për të gjithë të rinjtë shqiptarë në diasporë.

Urime Ensar! Rruga jote sapo ka filluar dhe ne do të qëndrojmë gjithmonë pranë teje!
Së shpejti një intervistë ekskluzive.
Forca Ensar – krenaria jonë!
SAM24.info