Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Gruaja Shqiptare e Diasporës

Elhame Rama–Kuqi: Duke u bazuar në fëmijët tanë, gjeneratat e reja këtu në Zvicër janë shumë mirë”

by administrator
22:14 12/11/24
in Gruaja Shqiptare e Diasporës
Elhame Rama–Kuqi: Duke u bazuar në fëmijët tanë, gjeneratat e reja këtu në Zvicër janë shumë mirë”
0
SHARES
177
VIEWS
Share on Facebook

“Duke u bazuar në fëmijët tanë, gjeneratat e reja këtu në Zvicër janë shumë mirë, pra në nivel të lartë dhe shumë premtues, sa i përket ruajtjes dhe prezantimit të traditës dhe kulturës shqiptare“, na tha, ndër të tjera, zonja Ramaj-Kuqi.

Ju lutem të na përshkruani profilin tuaj! Me se merreni? Çfarë profesioni keni?

Elhame Ramaj Kuqi, e lindur më 02.02.1975 në Therandë (Suharekë). Me profesion nga vendlindja, në shkencat natyrore, me pamundësi për t`i vazhduar studimet shkaku i gjendjes politike në atë kohë (vitet 90- ta). Këtu në Zvicër fillova punën  në Firmën SFF, si punëtore në kontrollimin dhe paketimin e pjesëve për industrinë e makinave (BMW, Mercedes, VW, etj.).

Na tregoni, ju lutem, kur keni migruar në Zvicër?

Në Zvicër kam migruar në tetor të vitit 1998, pasi që i fejuari im ishte më herët në Zvicër. Pra, arsyeja e migrimit ka qenë martesa.

Cila është struktura aktuale e familjes suaj?

Struktura aktuale e familjes sonë është: bashkshorti im, Jakupi dhe dy djemtë, Arbnori dhe Rrezarti. Kjo është jeta ime.

Si e kujtoni veten gjatë ditëve të para në Zvicër?

Në Zvicër kam ardhur në kohë lufte, pra ishte viti 1998. Ne, si familje, nuk kemi pasur asnjë anëtar të familjes asnjëherë në mërgim.Kështu që e kam përjetuar shumë vështirë fillimin eardhjes sime në Zvicër. Pasi që bashkëshorti im kishte leje qëndrimi të rregullt në Zvicër, për mua ka qenë më i lehtë rrugëtimi i këtij ndryshimi të madh. Për një kohë të shkurtë e dhashë provimin për patent shoferë dhe fillova të punoja në një vend së bashku me bashkshortin tim. Këtu në Zvicër nuk kemi pasur asnjë anëtar të familjes të ngushtë, kështu që kemi vendosur vet për të ardhmen tonë.

Cila është veprimtaria juaj publike (jashtë punës së zakonshme)?

Ta them të drejtën, veprimtari publike, diçka të veçantë, jashtë obligimeve familjare, nuk kam.Prandaj, të gjithë kohën ia kushtoj familjes.

Na flisni pak për bashkëshortin tuaj! Cila ka qenë veprimtaria e tij publike?

Bashkëshorti im, Jakup Kuqi, vjen nga i njëjti vend në Kosovë, pra po ashtu nga Theranda (Suhareka). Nga e kaluara jonë kemi shumë gjëra të përbashkët edhepse kemi pak dallim në moshë. Jemi rritur në të njëjtin qytet, kemi vijuar mësimet në të njëjtin objekt shkollor, kemi pasur disa profesorë të njëjtë. Bashkëshorti im është marrë me futboll dhe muzikë në Kosovë.Ka të kryer shkollën për turizëm – hoteleri . Në Zvicër ka migruar shumë i ri, në vitin 1989, pasi e kërkonin të shkonte në shërbim ushtarak dhe ai nuk ka pranuar. Këtu në Zvicër, përveç punës, është marrë me aktivitete të lira, futboll dhe muzikë.

Sa keni arritur të integroheni në shoqërinë zvicerane?

Në shoqërinë zvicrane ndjehem shumë mirë e integruar, pasi që edhe djemtë tanë merren me aktivitete të lira, kështu që, në përgjithësi, jam aktive në shumë sfera të jetës këtu në Zvicër dhe besoj që jamë shumë mirë e integruar.

Sa shpesh e vizitoni vendin e lindjes suaj?

Vendlindjen e vizitoj 3 -4 herë në vit.

Cila grua (fytyrë publike) në atdhe [Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Luginë e Preshevës, etj.] mendoni se ka bërë shumë për avancimin e gruas në shoqërinë tonë?

 Motrat Qiriazi dhe Shën Tereza (Nënë Tereza).

Në cilin dimension mendoni se gruaja shqiptare e diasporës ka kontribuar më së shumti për çlirimin e Kosovës?

Gruaja shqiptare, në përgjithësi, ka luajtur një rol mjaft të rëndësishëm në çdo aspekt të jetës.

Sa premtuese, sipas jush, është gjenerata e fëmijëve tuaj në ruajtjen e traditës kombëtare [etnokulturës tonë]?

Duke u bazuar në fëmijët tanë, gjeneratat e reja këtu në Zvicër janë shumë mirë, pra në nivel të lartë dhe shumë premtues, sa i përket ruajtjes dhe prezantimit të traditës dhe kulturës shqiptare.

Në cilat segmente vlerësoni se gruaja shqiptare e diasporës ka nevojë të mbështetet nga shteti amë?

Duke marrë parasysh që gruaja shqiptare luan një rol të rëndësishëm ose vendimtar në edukimin e gjeneratave të reja, shteti amë mund dhe duhet të krijojë vend-takime dhe t`i mbështesë edhe më shumë në ruajtjen e traditës dhe kulturës tonë shumë të pasur. ( Intervista është realizuar për librin “Gratë Frymëzuese të Diasporës Shqiptare (I)”

Intervistoi: Dashnim HEBIBI

 

 

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh