Kim MEHMETI
“Nga gjithë shqiptarët, kudo që janë, më të shkelur e më të dëmtuar janë ata që thuajse askush nuk i dëgjon: të Luginës së Preshevës dhe të Malit të Zi. Dhe zëri i tyre i ngjanë vajit të fëmijës, të cilit shumëkush i bëhet baba, por asnjëri nuk merr për sipër mbrojtjen e tij.
Dhe ata më shumë se të tjetër, e ndjenë çdo të thotë të jesh pjesë e popullit që mëmëdhe ka Shqipërinë, ku politika është kuptuar si spektakël televiziv, andaj burrështetasi e atjeshëm, shëtisin nga një studio televizive në tjetrën dhe debatojnë edhe për ‘seksin te mizat’, por jo edhe për shqiptarinë e mbetur jashtë kufijve të shtetit amë!”