BallinaSportiAtdhe Nuhiu emërohet ndihmëstrajner në Përfaqësuesen e Kosovës A

Atdhe Nuhiu emërohet ndihmëstrajner në Përfaqësuesen e Kosovës A

-

Në vazhdën e angazhimit të ish-futbollistëve të Kombëtares në role të ndryshme në Federatën e Futbollit të Kosovës, ish-sulmuesi ynë i njohur Atdhe Nuhiu është emëruar ndihmëstrajner i Kombëtares A.
Ky vendim i presidentit Agim Ademi vjen si pjesë e strategjisë së FFK-së për të përfshirë ish-lojtarët e Kombëtares në strukturat e ekipeve kombëtare dhe për ta përcjellë eksperiencën e tyre tek gjeneratat e reja.
Atdhe Nuhiu, me karrierë të suksesshme si futbollist, tashmë ka fituar përvojë edhe si trajner në skuadrën austriake SC Rheindorf Altach. Emërimi i tij në stafin e përzgjedhësit Franco Foda pritet të sjellë mundësi të reja për zhvillimin e tij dhe për sukseset e Kombëtares A.
Gjatë javës së kaluar, në pozitat e ndihmëstrajnerëve të Kombëtares U21 dhe U19 u emëruan Hekuran Kryeziu dhe Anel Rashkaj, derisa Samir Ujkani prej më shumë se një viti ushtron pozitën e zëvendësdrejtorit të Kombëtares A.
Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Tifozët zviceranë befasojnë në Shkup, nderojnë Granit Xhakën

0
Tifozët e Zvicrës kanë krijuar momente të veçanta në stadiumin “Todor Prioeski” në Shkup, duke brohoritur emrin e Granit Xhakës dhe duke ngritur lart...