Nga: Dashnim HEBIBI
Në këto momente, mijëra mërgimtarë shqiptarë jo vetëm bga Zvicra janë në rrugëtim drejt atdheut të tyre, për të kaluar pushimet verore me familjet dhe të dashurit. Pamjet nga kamerat në kufirin Kroaci–Serbi tregojnë kolona të gjata veturash që po presin për më shumë se tre orë për të kaluar kufirin.

Pavarësisht pritjeve që shpesh arrijnë deri në nëntë orë, dhe rrugës së lodhshme që zgjat më shumë se 24 orë me veturë, apo deri në 32 orë me autobus, malli për vendlindjen nuk i ndal.
Rrugët e Evropës ndriçojnë sot nga dritat e dashurisë së mërgimtarëve shqiptarë, që me zemrën plot emocione i janë drejtuar tokës së tyre, shtëpisë së shpirtit.
As pritjet e gjata, as lodhja e rrugës, nuk ia zbehin dashurinë për atdhe. Sepse kjo është rruga e kthimit në gjirin e familjes, e rikthimit në rrënjë – dhe për këtë sakrifica nuk është e tepërt. Zoti ju bekoftë!

Rrugë të mbarë, mërgimtarë! Atdheu ju pret me krahë hapur.
( Fotot e siguruara nga alltrafficcams)
SAM24.info