Më 19 shkurt 2025, kryetari i Unionit të Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë z.Esad Qollaku, si dhe kryetari i Klubit të Rinisë Shqiptare në Kroaci z.Rinor Bogujevci, mirëpritën dy profesorët e njohur, ish rektorin prof. Dr. Ibrahim Gashi dhe prof. ass. Dr. Fatmir Çollaku, të cilët do të mbajnë ligjeratën në kuadër të 17-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Ishte kënaqësi të ndajnë me ne njohuritë dhe analizat e tyre mbi rrugën historike të Kosovës drejt pavarësisë, sfidat e kaluara dhe perspektivat për të ardhmen. Përmes një qasjeje akademike dhe historike, ata theksuan rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar, marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës dhe rolin e diasporës shqiptare në Kroaci, në promovimin e vlerave kombëtare.
Ky takim do sjell bashkëpunime të ndërsjella në fushën akademike dhe kulturore, duke krijuar mundësi për shkëmbim të dijes, forcim të lidhjeve mes institucioneve shqiptare dhe kroate, si dhe promovimin e çështjeve kombëtare në kontekste ndërkombëtare. / Unioni i Shqiptarëve në Republikën e Kroacisë




