BallinaSportiDortmund përmbys Lillen në Francë, në çerekfinale e pret Barcelona

Dortmund përmbys Lillen në Francë, në çerekfinale e pret Barcelona

-

Borusia Dortmund ka siguruar një fitore 2-1 me përmbysje në Francë ndaj Lilës, duke kaluar në çerekfinalet e turneut, ku do të ndeshet me Barcelonën.

Pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në Gjermani, skuadra vendase e pa veten shpejt në avantazh pas një gafe të portierit të miqve që pa t’i ikte topi mes këmbëve në gjuajtjen e Devid.

Por situata ndryshoi plotësisht në pjesën e dytë, kur fillimisht penalltia e Emre Xhan dhe pastaj goli i Baier, ktheu gjithçka në favor të Dortmundit.

Skuadra gjermane rezistoi deri në vërshëllimën përfundimtare dhe siguroi kësisoj vendin në 8 ekipet më të mira, ku e pret një përballje shumë e fortë me Barcelonën, njofton oranews.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Tumori gjigant 3.1 kilogramë në hundën e një 70-vjeçari hiqet me...

0
Një ndërhyrje e pazakontë kirurgjikale në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka shënuar një sukses të rëndësishëm mjekësor. Një tumor gjigant, me peshë 3.1...