Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njofton MPJD.
Sipas njoftimit gjatë kësaj jave, Ministrja Gërvalla do të zhvillojë një sërë takimesh me përfaqësues të lartë të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare, ku do të adresohen sfidat më të rëndësishme të rendit global, nga siguria e çështjet rajonale e deri te zhvillimi ekonomik dhe forcimi i bashkëpunimit mes shtetesh.
Gërvalla do të jetë pjesë aktive e tryezave shumëpalëshe rreth politikave globale të sigurisë, dinamikave gjeopolitike dhe sfidat në vitet në vijim.
“Në vazhdimësi, Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj paqes, stabilitetit dhe të ardhmes së rendit ndërkombëtar”, thuhet në njoftim, transmeton rtk.