Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Aktualiteti

Ditë historike: 21 Maji në Zvicër – Mërgata shqiptare pret Presidenten e Kosovës

by administrator
08:35 21/05/25
in Aktualiteti
Ditë historike: 21 Maji në Zvicër – Mërgata shqiptare pret Presidenten e Kosovës
0
SHARES
7
VIEWS
Share on Facebook
/ Nga: Dashnim HEBIBI, Bernë /   Nga zëri i protestave dikur, tek përqafimi i miqësisë shtetërore sot – mërgata shqiptare në Zvicër nderon vizitën e parë shtetërore të Presidentes Vjosa Osmani Erdhi dita e shumëpritur – më 21 maj 2025, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të zhvillojë vizitën e parë shtetërore në Zvicër, me ftesë të Presidentes së Konfederatës, znj. Karin Keller-Sutter. Një vizitë me karakter historik e simbolik, që ngërthen në vete jo vetëm marrëdhëniet diplomatike të shkëlqyera mes dy shteteve, por edhe përkushtimin e jashtëzakonshëm të mërgatës shqiptare, brez pas brezi, për Kosovën. Dikur, qyteti i Bernës ishte skena e protestave të fuqishme të mërgatës shqiptare kundër regjimit të Serbisë, duke ngritur zërin për të drejtat e një populli të shtypur në tokën e vet. Zëri i diasporës në këtë vend mik të shqiptarëve ishte i vendosur, i qartë dhe i guximshëm – dhe bota e dëgjoi. Pikërisht nga ky zë, më 24 mars 1999, nisi ndërhyrja ndërkombëtare që i dha fund gjenocidit në Kosovë. Dhe kjo nuk harrohet. Sot, mbi 400 mijë shqiptarë jetojnë e veprojnë në Zvicër – një komunitet i integruar, i respektuar dhe i përfaqësuar në nivel kantonal dhe kombëtar. Ata janë shtylla e marrëdhënieve të shkëlqyera Kosovë–Zvicër, duke dëshmuar çdo ditë se atdheu i dytë nuk është vetëm vend pune, por edhe vend zemre. Nga gjenerata e parë e sakrificës, deri tek gjenerata e katërt e integrimit, mërgata shqiptare është histori suksesi.

Ceremonia zyrtare dhe entuziazmi 

Presidentja Osmani do të pritet me ceremoni shtetërore dhe nderime të larta ushtarake në sheshin Bundesplatz të Bernës, më 21 maj, në praninë e qytetarëve dhe të përfaqësuesve të lartë institucionalë të Zvicrës. Në kuadër të vizitës, ajo do të zhvillojë takime me Presidenten Keller-Sutter, me Këshillin Federal, dhe do të mbajë një fjalim historik në Parlamentin e Zvicrës. Dy presidentet do të mbajnë gjithashtu një konferencë të përbashkët për mediat dhe një banket shtetëror në nder të delegacionit nga Kosova – një tjetër simbol i miqësisë së fortë mes dy popujve. Në ditën e dytë të vizitës, Presidentja Osmani do të vizitojë një ndërmarrje prodhuese në pjesën lindore të Zvicrës dhe një qendër kërkimore të Universitetit Saint Gallen. Po ashtu, në Gjenevë, ajo do të takohet me pjesëtarë të komunitetit shqiptar, duke forcuar më tej lidhjen me diasporën.

Shi simbolik, por zemra e diellshme

Edhe pse sipas parashikimeve meteorologjike dita e vizitës pritet të jetë me shi, shumë bashkatdhetarë janë nisur drejt Bernës, të vendosur që t’i japin mbështetje Presidentes Osmani dhe të tregojnë se Kosova nuk është vetëm një vend, por një ndjenjë që nuk shuhet as nga largësia, as nga koha. Disa prej tyre kanë marrë pushim nga puna, duke dëshmuar përkushtimin e tyre ndaj vendlindjes. “Ndoshta jo rastësisht po bie shi – është edhe një metaforë e lotëve të gëzimit të kësaj mërgate që ka dhënë gjithçka për Kosovën,” thotë Burhani nga Dardana për redaksinë tonë.

Mirënjohje për Zvicrën dhe popullin e saj

Mërgata shqiptare në Zvicër ka kontribuar jo vetëm për Kosovën, por edhe për zhvillimin e Zvicrës. Kjo vizitë është një mundësi për të falënderuar shtetin mik për mbështetjen e vazhdueshme dhe për të thelluar bashkëpunimin në fusha si ekonomia, arsimi dhe shkëmbimet kulturore. Raportet bilaterale janë të shkëlqyera dhe gjithnjë në rritje. Zvicra, që dikur priti refugjatët e luftës dhe dëgjoi zërin e tyre, sot i hap dyert një lidereje shtetërore të një Kosove të pavarur e demokratike. Për më shumë informacione, SAM24.info do të ju mbajë të informuar gjatë gjithë ditës me raportime të drejtpërdrejta, foto dhe materiale ekskluzive. Redaksia jonë është e akredituar për të përcjellë këtë ngjarje historike. Ta ruajmë këtë miqësi të përjetshme me Zvicrën – sepse historia po shkruhet, dhe jemi pjesë e saj. SAM24.info
Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh