Redaksia e HelveticALforum hapi një sondazh më 20 janar 2025, i cili qëndroi i hapur deri më 03 shkurt 2025. Përgjatë ditëve sa u dha mundësia lexuesve të këtij protali të shprehnin qëndrimin e tyre, lidhur me subjektin politik që ata mendojnë se do t’i fitojë zgjedhjet e 9 shkurtit, nga përpunimi i të dhënave të grumbulluara, redaksia jonë nxorri rezultatet si më poshtë.
Pyetja konkrete që iu shtrua lexuesve të portalit ishte “Për cilën parti politike do të votosh më 9 shkurt?” Atyre iu kishin ofruar pesë variabla [PDK /LDK / VV / Koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore, Forumi Intelektual /Koalicioni për Familjen], si opsione të mundshme.
Diaspora Shqiptare Nxjerr Fituese të Zgjedhjeve të 9 Shkurtit PDK (1)
Nga tërësia e 2721 lexuesve që zgjodhën të shprehnin qëndrimin e tyre lidhur me këtë pyetje, 1103 prej tyre apo 40.5% janë shprehur se mbështesin Partinë Demokratike të Kosovës. Subjekti i dytë politik më i parapëlqyer nga lexuesit doli LDK me 1092 vota, apo e shprehur në përqindje 40.1% prej numrit të përgjithshëm të votuesve.
Lëvizja Vetëvendosje arriti të marrë 467 vota, apo 17.16%. Koalicioni AAK-NISMA-Lista Konservatore-Forumi Intelektual mblodhi gjithsej 48 vota të lexuesve apo 1.7% të tërësisë së votave të tyre, duke e lënë të fundit subjektin politik Koalicioni për Familjen me 11 vota apo 0.4%.
Rezultatet e këtij sondazhi janë tregues interesant, mbase jo shumë i pritur, që komuniteti shqiptar i shpërndarë nëpër botë [lexues të Portalit ‘HelveticALforum.ch] e ka shprehur, i cili sjell një qëndrim të ndryshimit të që po pritet në skenën politike të Kosovës.
Redaksia e HelveticALforum.ch