Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Atdheu në objektiv

Deputeti gjerman kërkon që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së sa më shpejt

by administrator
22:35 18/07/25
in Atdheu në objektiv
Deputeti gjerman kërkon që Kosova të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së sa më shpejt
0
SHARES
1
VIEWS
Share on Facebook

Deputeti i SPD-së, Adis Ahmetoviq ka bërë thirrje që Gjermania të rrisë ndjeshëm mbështetjen për Kosovën. Ai theksoi se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor varet nga integrimi i plotë i rajonit në strukturat euroatlantike.

Ahmetoviq deklaroi se integrimi i gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është mënyra e vetme për të garantuar paqe dhe siguri afatgjatë në rajon.

“Ne duhet ta monitorojmë situatën në Ballkanin Perëndimor çdo ditë dhe në mënyrë të vazhdueshme. Politika për këtë rajon nuk duhet të kufizohet vetëm në promovimin ekonomik, por duhet të mbetet pjesë integrale e agjendës sonë të politikës së jashtme. Po ndjek nga afër zhvillimet në Shqipëri, Serbi dhe Kosovë. Ne jemi të interesuar për stabilitet politik”, deklaroi Ahmetoviq.

Ai shtoi “Për Kosovën kjo nënkupton në mënyrë të veçantë që duam që ky vend të bëhet anëtar i Këshillit të Evropës sa më shpejt që të jetë e mundur; nga këndvështrimi i SPD-së, sa më shpejt, aq më mirë”
Megjithëse nuk dha një datë konkrete se kur Gjermania do ta trajtojë çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, Ahmetoviq dhe kolegu i tij Frank Schwabe janë të përkushtuar që kjo çështje të mbetet prioritet për SPD-në në Bundestag.

I pyetur për përgjegjësinë politike për këtë dështim, Ahmetoviq theksoi se qeveria gjermane është dashur të angazhohej më shumë për të bindur shtetet anëtare të Këshillit të Evropës, duke nënvizuar se Gjermania ka ndikim të madh.

Zyrtari i SPD-së shtoi se, përveç anëtarësimit në BE, anëtarësimi në NATO mbetet po ashtu prioritet për Kosovën dhe vendet e tjera të rajonit.

“Anëtarësimi në NATO është të paktën po aq i rëndësishëm sa ai në BE. Të dyja, si BE-ja ashtu edhe NATO-ja, janë thelbësore për një jetë në paqe, liri dhe siguri. Nuk mund ta vlerësoj saktësisht kur do të ndodhë kjo, por si deputet i SPD-së, do të vazhdoj të luftoj për këtë çështje,” tha ai për Deutsche Welle.

Ai theksoi se Kosova, Serbia, Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të përmbushin detyrimet e tyre për të përparuar në këtë proces.

Ahmetoviq komentoi edhe situatën politike në Kosovë, ku Kuvendi ka dështuar të konstituohet pas gati 50 përpjekjesh.

Ai e cilësoi Lëvizjen Vetëvendosje si parti motër të SPD-së dhe theksoi nevojën për një qeveri stabile dhe një parlament funksional, pa komentuar drejtpërdrejt bllokadën në vazhdim.

“Kam kontakte të ngushta me qeverinë e Kosovës. Duam veprim qeveritar të qëndrueshëm dhe një parlament funksional. Kjo është thelbësore për të gjitha hapat pasues. Vetëm nëse kjo vazhdon të funksionojë, Kosova do të mund të avancojë në Këshillin e Evropës, në procesin e anëtarësimit në BE dhe ndoshta së shpejti edhe në NATO. Këto procese janë të ndërlidhura ngushtë,” përfundoi ai./DW/Tel

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh